OBSH: Sulmet ndaj impianteve të naftës në Iran mund të shkaktojnë katastrofë
- – Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus, sot shprehu shqetësim në lidhje me sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj impianteve të naftës në Iran pas sulmit në afërsi të centralit bërthamor Busher.
- Post By Fitore Curri
- 13:40, 5 April, 2026
Gjenevë, 5 prill 2026 (MIA) – Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus, sot shprehu shqetësim në lidhje me sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj impianteve të naftës në Iran pas sulmit në afërsi të centralit bërthamor Busher.
Gebrejesus paralajmëroi në platformën “X” se sulmet e tilla mund të shkaktojnë katastrofë bërthamore me pasoja shëndetësore që do të “shkatërronin gjenerata”.
"Me çdo ditë që ky konflikt përshkallëzohet, rreziqet dhe kërcënimet bëhen më të mëdha", tha Tedros.
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike (ANEB) njoftoi se një raketë ka rënë në afërsi të centralit bërthamor Busher dje, me çka ka humbur jetën një i punësuar.
Busher është centrali i vetëm operativ bërthamor në Iran. fc/
Foto: Arkivi