• Saturday, 04 January 2025

Nga sot patentë shoferët me emrin e ri kushtetues të shtetit, targat me shenjën NMK

Nga sot patentë shoferët me emrin e ri kushtetues të shtetit, targat me shenjën NMK

Shkup, 1 janar 2025 (MIA) - Nga sot nuk vlejnë patentë shoferët me emrin e vjetër të shtetit. Qytetarët që do të kapen me patentë shofer të vjetër do të gjobiten me 100 euro. Deri më tani janë dhënë mbi 800 mijë patentë shoferë me emrin e ri kushtetues të shtetit.

Sipas Marrëveshjes së Prespës, pas ndryshimit të emrit kushtetues të shtetit, qytetarët kishin detyrimin për të ndryshuar dokumentet e udhëtimit, kartat e identitetit dhe patentë shoferët. Marrëveshja hyri në fuqi më 12 shkurt 2019 dhe parashikonte një periudhë pesëvjeçare për ndryshimin e dokumenteve.

Министерството за внатрешни работи ги потсетува граѓаните дека краен рок да ги заменат регистарските таблички со нови кои имаат ознака НМК или на истите да залепат налепница НМК е до 31.12.20

Qytetarët e Maqedonisë, përveç dokumenteve personale dhe patentë shoferëve, kishin obligim edhe ndërrimin e targave me shenjën NMK.

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se afati për ndërrimin e targave me të reja që kanë shenjën NMK apo për vendosjen e shenjës NMK ka qenë deri më 31 dhjetor 2024. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s, MPB