Nga mesnata benzina EUROSUPER BS-95 shtrenjtohet për gjysëm denari
- Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nga sonte në mesnatë rritet për gjysëm denari për një litër, ndërsa çmimi i benzinës EUROSUPER BS-98, EURODIZEL (D-E V) dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshon.
- Post By Fami Bajrami
- 15:49, 1 July, 2024
Shkup, 1 korik 2024 (MIA) - Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nga sonte në mesnatë rritet për gjysëm denari për një litër, ndërsa çmimi i benzinës EUROSUPER BS-98, EURODIZEL (D-E V) dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshon.
Siç shtohet nga Komisioni rregullator për energjetikë, shërbime ujore dhe shërbime për menaxhim me mbeturina komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE), po rritet çmimi me pakicë i karburantit M-1 NS për 0,080 denarë për një kilogram.
Nga data 2.7.2024, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzina - EUROSUPER BS - 95 - 83.00 (denarë/litër)
- Benzina - EUROSUPER BS – 98 - 85,00 (denarë/litër)
- Disel derivate - EURODIESEL BS (D-E V) - 76,50 (denarë/litër)
- Vaji për djegie - Ekstra i lehtë 1 (EL-1) - 75.00 (denarë/litër)
- Mazuti M-1 NS - 48.008 (denarë/kilogram).
Nga KRRE-ja thonë se këto janë çmimet maksimale të karburatëve të naftës nga ora 00:01 më 2 korrik 2024. Tregtarët me shumicë dhe pakicë dhe tregtarët e derivateve të naftës dhe karburanteve për transportit mund t'i formojnë çmimet e produkteve të caktuara të naftës dhe karburanteve për transport edhe më ulët se çmimet më të larta të përcaktuara. rq/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s