• Sunday, 20 October 2024

Nesër dhe gjatë fundjavës mot me vranësira dhe kushte për shi, nga e diela temperaturat e mëngjesit në minus

Nesër dhe gjatë fundjavës mot me vranësira dhe kushte për shi, nga e diela temperaturat e mëngjesit në minus

Shkup, 17 tetor 2024 (MIA) - Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell do të jetë nesër dhe gjatë fundjavës. Moti do të jetë dukshëm më i freskët me kushte për reshje të dobëta lokale të shiut, ndërsa më pas periudhë e qëndrueshme dhe e qetë me temperatura të ulëta gjatë mëngjesit. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës gjatë mëngjesit.

Siç informon DPHM-ja, temperatura minimale do të jetë në interval nga -3 deri në 12 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 12 deri në 23 gradë Celsius.

Nga e diela do të ketë temperatura minus gjatë mëngjesit. Të hënën dhe të martën temperatura e mëngjesit do të jetë nga -3 deri në tetë gradë, ndërsa e ditës deri në 22 gradë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s