• Friday, 04 October 2024

Ndarja e mirënjohjes "Mësimdhënësi i vitit"

Ndarja e mirënjohjes

Shkup, 4 tetor 2024 (MIA) – Lidhja e Punëtorëve të Arsimit, me rastin e 5 Tetorit – Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve të Arsimit, sot do ta ndajë mirënjohjen “Mësimdhënësi i vitit” për vitin shkollor 2023/24, nga të gjitha nivelet e arsimit.

Në ngjarjen në IPKF “Gëzimi i fëmijëve” në Shkup, siç paralajmëruan organizatorët, fjalime do të kenë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski dhe kryetarja e Lidhjes së Punëtorëve të Arsimit, Lidia Nikollovska Georgievska. fc/

Fotografia: Printskrin