• Wednesday, 15 April 2026

Natali Sago - gruaja e tretë e cila në NBA do të referojë një ndeshje plej ofi

Natali Sago - gruaja e tretë e cila në NBA do të referojë një ndeshje plej ofi

Nju-Jork, 14 prill 2026 (MIA) - Liga NBA sot e kumtoi listën prej 36 referëve të cilët janë nominuar t'i arbitrojnë ndeshjet e turneut të plej init dhe raundit të parë të plej ofit. Në atë listë është edhe Natali Sago, e cila është gruaja e tretë e cila do të ndajë drejtësinë në një ndeshje plej ofi në ligën e NBA-së. Para saj referuan: Violet Palmer dhe Eshli Mojer-Gliç.

Sago e kuptoi lajmin nga drejtori ekzekutiv i NBA-së, i angazhuar për referët, kur ndodhej në aeroportin në Solt Lejk Siti.

"Ky është një nder i madh. Jam e emocionuar dhe e gatshme ta jap maksimumin tim edhe për gratë të cialt vijnë pas meje dhe për të gjitha vajzat, të cilat do të ndjekin ndeshje të plej ofit", deklaroi Sago.

Më pak se gjysma e referëve e marrin mundësinë të arbitrojnë në eliminatoret.

Liga kumtoi se referët të cilët do të arbitrojnë në plej of janë zgjehdur në bazë të kritereve kyçe, të cilat ndiqen tërë sezonin: vlerësimet dhe rangimi nga ana e sektorit të NBA-së për arbitrim, saktësia e vendimeve dhe puna ekipore.

Palmer arbitroi nëntë ndeshje plej ofi prej vitit 2006 deri në vitin 2012, ndërsa Mojer-Gliç arbitroi dy ndeshje në vitin 2024. ab/

Fotо: ЕPА