• Wednesday, 13 November 2024

Nënshkrim i marrëveshjeve për ndihmë shtetërore për dy projekte të ndara investuese

Nënshkrim i marrëveshjeve për ndihmë shtetërore për dy projekte të ndara investuese

Shkup, 12 nëntor 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski dhe dhe pronari dhe menaxheri të Breinçajld, Ralf Hening Grosel, do të nënshkruajnë dy marrëveshje të pavarura për ndihmë shtetërore për dy projekte të ndara investuese, që do të realizohen paralelisht nga të dy subjektet juridike.

Breinçajld është një kompani e krijuar si një investim i përbashkët nga një grup investitorësh nga Gjermania dhe Holanda, që krijojnë një prodhues global të pajisjeve sportive me cilësi të lartë për sportet ujore dhe ato me erë. Produktet përfshijnë krahë, vela dhe pajisje shtesë për fluturim dhe surf në ujë.

Breinçajld është një kompani inovative që kombinon njohuritë teknike dhe përvojën praktike në të gjithë procesin e prodhimit, duke i kushtuar njëkohësisht vëmendje të madhe praktikave të qëndrueshme të prodhimit dhe ekonomisë rrethore në të gjithë ciklin e prodhimit.

Brendi Breinçajld ka themeluar dy kompani në Maqedoni dhe atë: Breinçajld Produksion në vitin 2020 dhe Breinçajld Prodhim në vitin 2022.

Breinçajld Produksion është një kompani që merret me aktivitete kërkimore dhe zhvillimore të produkteve të reja duke përdorur lëndë të para unike për të krijuar një material specifik të nevojshëm për prodhimin e pajisjeve për sportet e erës dhe ujit. Investimi ndodhet në Manastir, në një objekt ekzistues prej 1.500 m2.

"Breinçajld Produksion paraqiti një letër qëllimi dhe plan afarist për realizimin e projektit të investimit për kërkim industrial në fillim të vitit 2024. Plani i investimit përfshin investime në përshtatjen e një laboratori për kërkime dhe zhvillim dhe blerjen e pajisjeve dhe makinerive moderne. Sipas planit afarist dhe marrëveshjes për ndihmë shtetërore, është paraparë që kompania të investojë një shumë totale prej të paktën 2,500,000 euro gjatë një periudhe prej 5 vitesh dhe parashihet të krijojë rreth 40 vende të reja pune me kualifikime të larta", informuan nga Qeveria.

Nga ana tjetër, Breinçajld Prodhim është kompania që merret me prodhimin serik të pajisjeve dhe elementeve.

"Plani i pronarëve është ndërtimi i një objekti tërësisht të ri prej 3000 m2 në zonën industriale Zhabeni afër Manastirit dhe të punësojnë rreth 200 persona. Sipas planit të investimit, ndërtimi pritet të fillojë në vitin 2025 dhe cikli i investimeve prej rreth 8.500,000 euro të përfundojë brenda pesë viteve të ardhshme. Pavarësisht ndërtimit të objektit të ri të vetin, synimi i kompanisë është të ruajë dhe përmirësojë laboratorin ekzistues për zhvillimin e produkteve të reja dhe proceseve të prodhimit, si dhe për testimin dhe krijimin e materialeve të qëndrueshme", njofton Qeveria.

Si pjesë e aktiviteteve për lidhjen me komunitetin lokal, Breinçajld ka hapur një shkollë të specializuar për qepjen e materialeve të avancuara që shërben si një qendër trajnimi për aktivitetet e planifikuara të kompanisë. Përveç kësaj, brendi Brainchild është i përkushtuar ndaj një procesi të qëndrueshëm dhe miqësor ndaj mjedisit përmes prodhimit me materiale të ricikluara si lëndë të para dhe proceseve që eliminojnë disa praktika standarde të prodhimit të dëmshme për mjedisin.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve është paraparë konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrit dhe pronarit dhe menaxherit të Breinçajld. bsh/

Foto: MIA arkiv