• Saturday, 10 January 2026

Në sheshin qytetit në Kavadar do të mbahet ditë e hapur e Armatës

Në sheshin qytetit në Kavadar do të mbahet ditë e hapur e Armatës

Kavadar, 1 qershor 2025 (MIA) - Automjete të blinduara, armë dhe pajisje mbrojtëse do të mund të shohin qytetarët në ditën e hapur të Armatës, e cila do të mbahet sot në sheshin e qytetit në Kavadar nga ora 10:00 deri në 13:00, kumtuan nga Zyra për marrëdhënie ushtarake me opinionin. 

Me rastin e stërvitjes ndërkombëtare "Immediate response 25" (IR 25) që mbahet në PU "Krivollak", qytetarët do të kenë mundësi të shohin nga afër automjetet e reja të armatës JLTV, automjetin inxhinierik "Husky" dhe robotin për zbulimin dhe çminimin e minave, si dhe mjetet NHBO. Përveç kësaj, ata do të kenë mundësi të njihen me armët më të fundit të këmbësorisë, pajisjet mbrojtëse nga ushtritë e SHBA-së, Italisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Stërvitja ndërkombëtare "IR 25" është pjesë e stërvitjes më të madhe të NATO-s këtë vit në tokën evropiane, "Defender 25". Në aktivitetin e stërvitjes në poligonin ushtarak "Krivollak" marrin pjesë mbi 2.200 personel ushtarak nga vendi, SHBA-ja, Shqipëria, Greqia, Italia, Mali i Zi, Mbretëria e Bashkuar, Austria dhe Kosova. Përmes kryerjes së ushtrimeve përmirësohen aftësitë e gatishmërisë, ndërveprimit dhe parandalimit midis aleatëve dhe partnerëve të NATO-s. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s