• Sunday, 23 June 2024

Në një zjarr në Strumicë u dogjën dy shtëpi, dy persona janë lënduar

Në një zjarr në Strumicë u dogjën dy shtëpi, dy persona janë lënduar

Strumicë, 22 qershor 2024 (MIA) - Çatitë e dy shtëpive në Strumicë në rrugën "Krushevska" janë djegur plotësisht në një zjarr të tmerrshëm që është raportuar në orën 10:55 në NJTZ Strumicë, ndërsa dy persona janë lënduar.

Sipas informatave të Aleksandar Gudev, komandant i NJTZ-së Strumicë, në shuarjen e zjarrit të madh morën pjesë 6 automjete për shuarjen e zjarreve dhe 22 zjarrfikës.

"Zjarri është lokalizuar për një orë e gjysmë. Janë përfshirë dy shtëpi të cilave si pasojë e zjarrit u kanë rënë konstruksionet e çative. Dy persona u lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Strumicës", deklaroi Gudev.

Arsyet e zjarrit për momentin nuk dihen, ndërsa ekipet inspektuese do të kryejnë kontroll në vendin e zjarrit. sa/

Foto: NJTZ Strumicë