• Sunday, 22 December 2024

Në Kodrën e Diellit më së ftohti dhe më së shumti borë, më ngrohtë në Gjevgjeli

Në Kodrën e Diellit më së ftohti dhe më së shumti borë, më ngrohtë në Gjevgjeli

Shkup, 22 dhjetor 2024 (MIA) - Më së ftofti në mëngjes është në Kodrën e Diellit -7 gradë, ku ka edhe shtresë më të madhe të borës prej 32 centimetrave, informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Nën zero është edhe në Hanet e Mavrovës -7, Krushevë -6, Manastir -5, Kriva Pallankë, Ohër, Prilep dhe Pretor -4, Veles dhe Berovë -2, Shkup-Zajçev Rid, Kavadar, Strumicë, Vinicë dhe Tetovlë -2, Shtip dhe Demir Kapi -1. Më së ngrohti është në Gjevgjeli 3 gradë.

Në Hanet e Mavrovës ka 29 centimetra borë, ndërsa në Gjurishtë pesë.

Gjatë 24 orëve të fundit, deri në ora 7 në mëngjes, më së shumti shi ka ra në Demir Kapi 11 l/m2, pastaj Kavadar -9, Strumicë -7, Berovë -5, Prilep 94, Veles, Manastir dhe Vinicë -2 dhe Gjevgjeli, Hanet e Mavrovës dhe Pozharan nga një l/m2

Moti sot në mëngjes do të jetë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Siç kumtojnë nga DPHM0ja, vranësirat do të rriten në fund të ditës dhe gjatë natës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor.

Temperatura maksimale do të jetë nga 4 deri në 9 gradë.

Në Shkup në mëngjes kthjellët dhe ftohtë, gjatë ditës kryesisht me diell dhe qetë. Vranësira ​​në fund të ditës dhe gjatë natës. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 8 gradë.

Foto: MIA arkiv