• Friday, 03 April 2026

Në Kodrën e Diellit 77 centimetra borë

Në Kodrën e Diellit 77 centimetra borë

Shkup, 3 prill 2026 (MIA) - Më së ftohti sot në mëngjes ishte në Kodrën e Diellit, ku janë matur -4 gradë Celsius, ndërsa në Krushevë, Hanet e Mavrovës dhe Lazaropole 0 gradë Celsius. Më së ngrohti me  7 gradë të matura ka qenë në Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë, Veles, Kavadar, Demir Kapi, Strumicë, Gjevgjeli.

Reshje më të shumta prej 28 litra për metër katror në 24 orët e fundit janë regjistruar në Demir Kapi, ndërsa më së paktu -3 litra për metër katror në Vinicë dhe Lazaropole.

Lartësia e shtresës së borës në orën 8 në Kodrën e Diellit ishte 77 centimetra.

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të herëpashershme lokale me intensitet më të ulët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit më e përforcuar nga drejtimi verior. 

Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej10 deri në 16 gradë.

Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të lehta shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri 14 gradë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s