Në Kabinetin e Presidentes Siljanovska-Davkova u mbajt debat me temë "Sfidat në integrimin e romëve përmes prizmit të rinisë"
- Në prag të 8 Prillit - Ditës Ndërkombëtare të Romëve, dje në Kabinetin e Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova është mbajtur debat me temën "Sfidat në integrimin e romëve përmes prizmit të të rinjve".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 10:22, 8 April, 2025

Shkup, 8 prill 2025 (MIA) - Në prag të 8 Prillit - Ditës Ndërkombëtare të Romëve, dje në Kabinetin e Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova është mbajtur debat me temën "Sfidat në integrimin e romëve përmes prizmit të të rinjve".
Pjesëmarrës në debat, siç njoftuan sot nga Kabineti i Presidentes, ishin nxënës dhe studentë, pjesëtarë të komunitetit rom. Debatin e udhëhoqi Doan Sulejmanovski, drejtor i gjimnazit "Shaip Jusuf", anëtar i Këshillit Rinor dhe anëtar i Komisionit për Falje.
Duke i uruar për Ditën e ardhshme Ndërkombëtare të Romëve, Presidentja Siljanovska-Davkova u tha të rinjve romë se Kabineti, si një shtëpi e përbashkët civile, është vend i përshtatshëm për të festuar këtë festë më të rëndësishme rome.
Ajo i porositi të pranishmit të jenë krenarë për përkatësinë e tyre etnike, duke pasur parasysh krijimtarinë, modestinë, aftësinë dhe përshtatshmërinë e dëshmuar që i bëjnë ata të veçantë.
Më e rëndësishmja, sipas saj, është që romët më të mirë të gjenden në pozicionet e duhura, si dëshmi se dija, inteligjenca dhe përkushtimi shpërblehen pavarësisht përkatësisë mbi çdo bazë.
Në debat është treguar në shumë sfida, si problemi i mësimit të gjuhës rome si gjuhë amtare dhe si një e drejtë e garantuar me kushtetutë. Për presidenten, krijimi i Katedrës së Gjuhës Rome do të kontribuojë ë krijimin e kuadrit pedagogjik për gjuhën rome.
Në debat është theksuar edhe nevoja e krijimit të një qendre kulturore rome, një qendër të mirë shëndetësore, shoqëri kulturore-artistike dhe sportive dhe një bibliotekë.
Të rinjtë vunë në dukje problemin ende të vazhdueshëm me personat "fantazmë", gjegjësisht personat që ende nuk kanë dokumente personale dhe pengohen të ushtrojnë të drejtën për arsim dhe kujdes shëndetësor, si dhe përballen me një sërë pengesash administrative në funksionimin e tyre të përditshëm.
Për mysafirët, siç thuhet në njoftim, është shqetësuese cilësia e ulët e shërbimeve shëndetësore që marrin romët, duke pasur parasysh mungesën kronike të kuadrit mjekësor në Shuto Orizarë.
Foto: Kabineti i Presidentes Gordana Siljnovska - Davkova