• Friday, 21 March 2025

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

20 mars 2025 (MIA)

1413. - Vdiq mbreti anglez Henry i Katërt, themelues i dinastisë Lamkaster.

1727. - Në Kesington vdiq Isak Njutën, shkencëtar dhe matematikan britanik. Ai shquhet për teorinë e tij dhe për zbulimet kryesisht në fushën e rëndesës.

1800. - Armata e Napoleonit i fitoi turqit në Heliopolis dhe u nis drejt Kajros.

1815. - Napoleoni u kthye në Paris nga Elba për të marrë pushtetin në fillim të “100 ditëve” para disfatës në Vaterlo.

1828. - Lindi poeti dhe dramaturgu norvegjez Henrik Ibsen. Dramat e tij realiste sociale, duke përfshirë “Shtëpia e Kukullës” dhe “Heda Gabler”, kanë ndikuar në krijimtarinë e shumë shkrimtarëve.

1890. - Lindi këngëtari italian Benjamino Gjili, njëri ndër tenorët më të mëdhenj operistik në shekullin 20.

1933. - Gjermania hapi kampin e saj të parë të përqendrimit në Dacau.

1941. - Aviacioni gjerman e bombardoi qytetin anglez Plimut.

1956. - Dita e pavarsisë së Tunizisë.

1969. - U themelua Kosovafilmi, organizatë për prodhimin, distribuimin dhe shfaqjen e filmave.

1987. - Ilaçi antiretroviral AZT aprovohet për përdorim kundër HIV dhe SIDA.

1992. - Në Shkup është formuar Komiteti olimpik i Maqedonisë. Për kryetar është zgjedhur Vasil Turpurkovski.

1994. - Tunizia e fitoi kuvendin e parë shumëpartiak.

1995. - Sekti Aum Shinrikyo kryen një sulm me gaz sarin në metro-në e Tokjos duke vrarë 12 veta dhe plagosur më se 6000.

1996. - Në Shkup është themeluar Seksioni për miqësi Maqedoni-Amerikë.

2005. - SHBA e miratuan strategjinë për goditje parandaluese kundër shteteve të cilat paraqesin kanosje.

#