![Në ditën e sotme](https://mia.mk/images/20250211072902_big_730x400_57.webp )
11 shkurt 2025 (MIA)
1650. – Në Stokholm vdiq Rene Dekart, filozof, matematikan dhe fizikant francez. Veprat e tij paraqesin bazë të filozofisë moderne, ndërsa në matematikë themel të gjeometrisë analitike. Veprat më të njohura të tij janë “parimet e filozofisë”, “Debat për metodat”, “Gjeometria” dhe të tjera.
1741. – Lindi Andre Ernest Gretri, kompozitor dhe poet muzikor francez, me origjinë belge, kompozitor më i theksuar i operave komike në shekullin 18.
1847. – Lindi Tomas Alva Edison, teknik amerikan dhe zbulues.
1868. – Vdiq fizikanti francez Zhan Bernar Leon Fuko, i cili së bashku me Arman Fizo e matën shpejtësinë e dritës.
1909. – Lindi regjisori, skenaristi dhe producenti amerikan Xhozef Leo Menkeviq, fitues i dy Oskareve për regji dhe skenar. Filmat: “Gjithçka për Evën”, letra nga tre gra”, “Julij Cezar”, “Kleopatra”, dhe të tjera.
1917. – Në Çikago u lind Sidni Sheldon, poet amerikan, njëri ndër autorët më të lexuar në botë të të gjitha kohërave. Janë të njohura veprat “A frikësohesh nga errësira”, Zemërimi i engjujve”, dhe të tjera. Vdiq në qytetin Ranço Mirazh të Kalifornisë, më 30 janar të vitit 2007.
1919. – Fridrih Ebert është zgjedhur president i Gjermanisë, e cila pas humbjes në Luftën e Parë Botërore u bë republikë.
1920. – Lindi mbreti egjiptian Faruku i Parë, monarku i fundit i Egjiptit.
1958. – Tunizia e njoftoi Francën se anijet e saj ushtarake më shumë nuk do të mund ta përdorin portin Bizerta.
1970. – Japonia e bë vendi i katërt në botë e cila lansoi satelit artificial.
1990. – Lideri i Kongresit kombëtar afrikan Nelson Mandela lirohet pas 27 viteve të kaluara në burgjet afrikanojugore.
2001. – Në Tetovë u vendos gur-themeli i Kolexhit të Shtulit, Universitetit të parë privat në Republikën e Maqedonisë.
2008. – Vdiq kongresisti amerikan Tom Lantosh, lobues i njohur shqiptar i cili haptazi angazhohej për pavarësimin e Kosovës. Lantosh duke kryesuar me Komitetin për politikë të jashtme të Kongresit amerikan, demokrat nga Kalifornia, Kongresit i parashtroi disa rezoluta për mbështetje të pavarësisë së Kosovës. Lindi në Budapest, në një familje hebrenjësh, dhe ishte anëtari i vetëm i Kongresit i cili kishte mbijetuar Holokaustin.
2013. – Në Francë lëshohet në përdorim lidhja më e shpejtë e internetit në gjatësi prej 450 kilometrash që lidh Parisin dhe Lionin.