
Në ditën e sotme
8 qershor 2023 (MIA)
632. - Vdiq themeluesi i fesë islame, profeti Muhamed A.S. Besimtarët myslimanë në tërë botën përkujtojnë 1375 vjetorin e vdekjes së Profetit Muhamet. Lindi më 20 prill 571. në vitin 609 me porosi të Allahut filloi në Mekë predikimin dhe përhapjen e besimit të ri, islamizmit, që sot është përhapur në shumë vende të botës, përfshirë dhe vendin tonë.
1042. - Vdiq Hardikanuti, mbret i Anglisë dhe Danimarkës. Ai u pasua në Angli nga mbreti Eduard, dhe në Danimarkë nga mbreti Magnus i Norvegjisë.
1376. - Vdiq Eduardi, Princ i Wellsit, i cili njihej si 'Princi i Zi'. Ai ishte një komandant i vendosur gjatë luftës 100-vjeçare.
1809. - Vdiq në Nju Jork, Tomas Pejn, gazetar politik anglez dhe "babai" i themelimit të pavarësisë së Amerikës. Ai u bë i famshëm për botimet e tij me shumë ndikim si "Të drejtat e njeriut" dhe "Mosha e arsyes", botuar në vitin 1790.
1810. - Lindi Robert Aleksandër Shuman, kompozitor gjerman i njohur për ciklet e këngëve dhe për muzikën e kompozuar prej tij në piano.
1867. - Lindi Frenk Lloid Rajt, arkitekt amerikan i njohur për qëndrimin e tij tepër liberal ndaj projektimit të ndërtesave.
1869. - Iv Mekgafi nxjerr patentën e tij për "makinën fshirëse" që në fakt është tipi i parë i fshesës me korent që njohim dhe përdorim sot.
1876. - Vdiq Xhorxh Sand (Armandin-Oror Lysil Dypen) romanciere franceze. Ajo ishte shoku romantik dhe shkruajtësia e letrave të kompozitorit të famshëm Shopen.
1916. - Lindi Prof. Sir. Frensis krik, biolog britanik dhe fitues i çmimit Nobel për studimin e tij mbi përcaktimin e strukturës së molekulave të ADN-së.
1928. - Mbas dy ditësh, ushtria nacionaliste e Çan Kai-Shise, siguroi dorëzimin e Pekinit.
1930. - Mbreti Karol II kthehet nga azili politik për të rimarrë fronin e Rumanisë.
1947. - Eva Peronit, gruas së presidentit të Argjentinës Huan Peron, i bëhet një pritje madhështore në Madrit nga gjenerali Franko, një nderim i rrallë ky i bërë nga diktatori spanjoll ndaj një figure politike të huaj.
1953. - Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nxjerr ligjin sipas të cilit në restorantet e UashingtonDC, mund të mos refuzohen klientët zezakë.
1969. - Mbas refuzimit të Britanisë për dorëzimin e kolonisë së saj, Gjibraltarit, Spanja mbyll kufirin e saj me këtë vend.
1969. - Vdiq Robert Tejlor, aktor amerikan i cili interpretoi në mbi 70 filma ku përfshihen filma të tillë si "Kamila" dhe "Ajvenho".
1986. - Kurt Valdhaim zgjidhet president i Austrisë, pavarësisht nga lidhjet e tij me krimet naziste gjatë Luftës II-të Botërore.
1990. - Federata Ruse, republika më e madhe Sovjetike, deklaroi se Kushtetuta e saj tani e tutje do të kishte përparësi ndaj ligjeve sovjetike.
1993 .- Rene Buske', shef i policisë së regjimit të Vishisë, vritet në shtëpinë e tij në Paris, në Avenju Rafeel.
1998. - Vdiq në moshën 95-vjeçare Maria Rajke, matematikane e famshme gjermane, e cila i kushtoi më shumë se 50 vjet mbrojtjes dhe studimit të pikturave antike masive në shkretëtirën e Perusë.
2000. - Në Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC) në Uashington nënshkruhet marrëveshja e privatizimit të Bankës Kombëtare tregtare të Shqipërisë. Kjo ishte banka e parë shtetërore që u privatizua në Shqipëri.
2003. - Katër piktura të Hitlerit të sekuestruara nga trupat amerikane gjatë Luftës së II Botërore do të mbeten pronë e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
2003. - Polakët me shumicë të madhe në referendum u prononcuan për hyrjen e vendit në BE.