Në ditën e sotme
- - 1 Tetori është Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve.
- Post By Fami Bajrami
- 07:36, 1 October, 2024
1 tetor 2024 (MIA)
- 1 Tetori është Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve.
1684. - Vdiq poeti francez Pjer Kornej, krijues i tregjedisë klasike franceze. Ka shkruar edhe komedi, poema religjioze dhe artikuj letraro-teorike.
1739. - Grigori II, Matei Gjika, me origjinë nga Përmeti emërohet sundimtar i Moldavisë. Ai disa herë radhazi ka mbajtur fronin princëror në Moldavi dhe Vllahi.
1754. - Lindi Pavli I, perandor i Rusisë nga viti 1796-1801 dhe pasues i Katerinës së Madhe.
1795. - Belgjika bëhet pjesë e Republikës së Francës.
1800. - Sipas Traktatit të San Ildefonsos, Spanja i kthen Francës territorin e Luizianës.
1895. - Në fshatin Koriljano Kalabro (Itali) me nismën e rilindasit Jeronim de Rada u mbajt Kongresi i parë i gjuhës shqipe. Morën pjesë përfaqësues të kolonive arbëreshe të Kalabrisë e Siçilisë. Kuvendi zgjodhi dhe pleqësinë që kryesohej nga De Rada.
1904. - Lindi Vladimir Horovi, një nga pianistët më të mëdhenj në botë për interpretimet e tij virtuoze. Ai ishte edhe dhëndri i Arturo Toskaninit.
1904. - Lindi fizikanti austriak, Oto Robert Frish.Ai ishte përgjegjës për punimet mbi atomin e uraniumit, të cilët çuan në zhvillimin e bombës atomike.
1908. - Vetura e modelit "T-Ford" e prodhuar nga Henri Fordi nxirret për herë të parë në treg për shitje.
1914. - Gjatë Luftës së Parë Botërore, Turqia mbylli Dardanelet për aleatët.
1918. - Forcat arabe, me ndihmën e britanikëve të komanduar nga T.E.Lorens, morën Damaskun prej turqve.
1936. - Gjenerali Fransisko Franko emërohet kryetar i qeverisë nacionaliste në Spanjë.
1943. - Mbas një beteje njëmujore, aleatët marrin qytetin e Napolit të Italisë.
1945. - Jusuf Gërvalla poet shqiptar dhe atdhetar i shquar lindi në Dubovik, rrethi i Deçanit. Vritet mizorisht më 17 janar 1982 në Gjermani. Ai shkroi dy përmbledhjet e tij të para dhe më të njohura "Fluturojnë e bien" (1975) dhe "Kanjushë e verdhë" (1978).
1946. - Gjykata ndërkombëtare e krimeve të luftës në Nyremberg dënon me vdekje 12 udhëheqës nazistë.
1949. - Shpallet Republika Popullore e Kinës me në krye Mao Ce Dunin.
1969. - Aeroplani anglo-francez "Konkord" bën testin e parë mbi Francë duke kaluar shpejtësinë e zërit.
1974. - Hapet në Uashington gjyqi mbi skandalin e Uotergejtit.
1982. - Helmut Kol betohet si kancelar i gjashtë i Gjermanisë Perëndimore. Ai zuri vendin e Helmut Shmidit.
1991. - Presidenti Aristid i Haitit mërgon në Venezuelë mbas grushtit të shtetit të juntës ushtarake të gjeneralit Paul Sedras.
1997. - Vdiq Gul Mohamed, njeriu më i shkurtër në botë, 56 cm i gjatë.
1999. - Parlamenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike i Indonezisë, që nga viti 1995 mblidhet për herë të parë.
###