Në ditën e parë të Vitit të Ri mot me diell me temperaturë deri në 15 gradë
- Në ditën e parë të Vitit të Ri, mëngjesi do të jetë i ftohtë me kushte për paraqitje të mjegullës në disa lugina. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla lokale.
Shkup, 1 janar 2025 (MIA) - Në ditën e parë të Vitit të Ri, mëngjesi do të jetë i ftohtë me kushte për paraqitje të mjegullës në disa lugina. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla lokale.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -7 deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 8 deri në 15 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot i kthjellët dhe i ftohtë në mëngjes me paraqitje të mjegullës së mëngjesit, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell dhe i qetë me vranësira të vogla. Temperatura minimale do të zbresë deri në -4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 10 gradë.
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informoi se deri të premten do të mbajë mot stabil, i thatë dhe kryesisht i qetë, me temperatura të ulëta të mëngjesit. Në lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Natën e së shtunës do të fillojnë reshjet nga perëndimi, të cilat në male do të jenë borë, ndërsa në rajonet e tjera nga reshje shiu do të kalojnë në borë. Nga mëngjesi i së shtunës dhe më pas gjatë gjithë ditës, veçanërisht përgjatë Vardarit do të fryjë erë e fortë kryesisht nga veriu. ls/
Foto: MIA