• Monday, 14 October 2024

Në akademinë ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostollski" do të mbahet ceremoni me rastin e betimit të klasës së 28-të të kadetëve

Në akademinë ushtarake

Shkup, 14 tetor 2024 (MIA) - Në akademinë ushtarake " "Gjeneral Mihajlo Apostollski" sot do të mbahet ceremoni me rastin e betimit të klasës së 28-të të kadetëve studentë.

Gjatë ceremonisë fjalim do të kenë presidentja dhe komandantja supreme eArmatës, Gordana Siljanovska-Davkova, ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski, si dhe dekani i Akademisë Ushtarake, kolonel Mitko Bogdanovski.

Siç kumtojnë nga Ministria e Mbrojtjes, në ngjarje do të marrin pjesë shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-major, Sashko Lafçiski, gjeneral, përfaqësues të korit diplomatik, përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës, si dhe familjar dhe miq të klasës së 28-të të kadetëve. ls/ 

Foto: MIA