Murtezani për ndryshimet kushtetuese: Ai proces, megjithatë do të jetë më i ngadalshëm se gjashtë muaj, jemi të përkushtuar ndaj reformave
- Në Bruksel ka përkushtim dhe vëmendje mjaft të madhe për mbështetje lidhur me gjetjen e zgjidhjes, deklaroi ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani lidhur me bllokadën e procesit eurointegrues të shtetit i cili varet nga ndryshimet e Kushtetutës, përkatësisht fitjen e bullgarëve në të.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:23, 16 April, 2025

Shkup, 16 prill 2025 (MIA) - Në Bruksel ka përkushtim dhe vëmendje mjaft të madhe për mbështetje lidhur me gjetjen e zgjidhjes, deklaroi ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani lidhur me bllokadën e procesit eurointegrues të shtetit i cili varet nga ndryshimet e Kushtetutës, përkatësisht fitjen e bullgarëve në të.
Lidhur me angazhimin deri më tnai të papërmbushur të koalicionit VLEN se për gjashtë muaj pas formimit të Qeverisë do të ndodhin ndryshimet kushtetuese dhe mungesa e komunikimit më intensiv me Qeverinë e re në Bullgari, Murtezani tha se "ai proces, megjithatë, do të jetë më i ngadalshëm se gjashtë muaj", duke cekur me atë rast se "nuk e kemi atë luks të mbesim në sallën e pritjes".
"Jo se nuk ka tentime për vendosje të kontakteve, por duke i pasur parasysh pozitat tona dhe mungesën e çfaërdo lloj besimi, nuk është fare e lehtë vendosja e drejtpërdrejtë e kontakteve. Jo se nuk ka tentime, jo se nuk ka komunikim, madje edhe me ndërmjetësim të Komisionit evropian, por ai proces, megjithatë, do të jetë më i ngadalshëm se ai kur kemi kërkuar kohë prej gjashtë muajve", deklaroi Murtezani në intervistën në "Top tema" në TV Telma.
Siç tha, çdo ditë merren me procesin e eurointegrimit dhe se "teknikisht jemi shumë më të informuar rreth të gjitha zgjidhjeve potenciale".
Për protokollet nga mbledhjet ndërqeveritare tha se janë dokumente obligative dhe se mu për atë arsye procesi duhet të jetë shumë më i kujdesshëm sepse, siç tha, nëse janë siç qëndron në protojoll ne e pranojmë, "atëherë nuk e di si do të jenë pozitat dhe cili do të jetë reagimi i qytetarëve".
"Sepse reagimi i qytetarëve në mënyrë të tillë të zhvillimit të negociatave ishte porosi e qartë edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare. Ajo që ne duhet bërë është çdo ditë të punojmë me përkushtim në implementimin e reformave sepse vetëm ashtu japim sinjal se jemi seriozisht të itneresuar dhe tërë kohën të insistojmë për gjetje të zgjidhjes së shpejtë për ta shfrytëzuar momentin. Shohim se sa shpejtë po lëvizë Shqipëria. Ajo që po ndodhë me Shqipërinë tek ne mund të jetë madje dinamikë edhe trefish më e shpejtë e lëvizjes përpara", theksoi minsitri i Çështjeve Evropiane. ab/
Fotо: МIА arkivi/ printskrin "Top tema" - ТV Теlmа