• Tuesday, 12 November 2024

Murtezani - Duka: Janë shqyrtuar mundësitë për koordinim të Agjendës reformuese për depërtim të përbashkët në rrugën evropiane

Murtezani - Duka: Janë shqyrtuar mundësitë për koordinim të Agjendës reformuese për depërtim të përbashkët në rrugën evropiane

Shkup, 11 nëntor 2024 (MIA) - Vizitën e punës në Tiranë, ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani e rrumbullakësoi me takim me ministren shtetërore dhe kryenegociatore të Shqipërisë me BE-në, Majlinda Duka.

Siç kumtuan nga Ministria e Çështjeve Evropiane,  theksi i bisedimeve u vendos në aktivitetet aktuale të procesit të eurointegrimit të të dyja vendeve nga perspektiva e Planit për Rritje të Komisionit Evropian dhe Agjendave Reformuese të të dyja vendeve, statusi i strukturave negociuese si për negociatat e aderimit, ashtu edhe për Agjendat Reformuese, dhe shqyrtuan mundësitë për projekte të përbashkëta bilaterale dhe rajonale të BE-së. 

"Murtezani dhe Duka konstatuan se shkëmbimi i përvojave dhe ekspertizës mes dy vendeve në fushat kyçe të reformave, siç janë sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit, do të ishin jashtëzakonisht  të dobishme për të gjithë ata që janë të involvuar në procesin e eurointegrimit. Në takim u diskutua edhe për mundësitë e koordinimit të Agjendave Reformuese përmes qasjes të përbashkët të unifikuar dhe të përshtatur për prioritetet e BE-së. Bashkëbiseduesit u pajtuan se, përmes këtij bashkëpunimi, vendet do të rrisin efikasitetin e reformave dhe do të avancojnë integrimin rajonal", thuhet në kumtesë. 

Ministrat, shtohet, shqyrtuan gjithashtu edhe mundësitë për mbështetje të ndërsjellë për projekte të përbashkëta rajonale, ku të dyja palët mund të identifikojnë dhe mbështesin projekte të përbashkëta të cilat janë të komplementare me objektivat e BE-së dhe që përforcojnë bashkëpunimin rajonal.

"Murtezani dhe Duka, si kryenegociatorë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me BE-në, u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë gjatë sigurimit të financimit të mjeteve nga fondet evropiane, si dhe gjatë promovimit të këtyre projekteve si demostrim i përkushtimit të përbashkët për integrimin evropian", theksojnë nga MÇE. 

Ministrat gjithashtu shkëmbyen mendime edhe në lidhje me koordinimin bilateral të strukturave negociuese për BE-në dhe Agjendat Reformuese.

Murtezani dhe Duka theksuan se janë të fokusuar në përforcimin e kapaciteteve dhe sigurimin që ekipet negociuese të të dyja vendeve të jenë mirë të përgatitura për përmbushjen e kushteve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian".  ab/

Fotо: Ministria e Çështjeve Evropiane