Mucunski: Duhet të gjejmë zgjidhje të sfidës me Bullgarinë, por në kuadër të pozicioneve tona parimore
- Duhet të gjejmë zgjidhje të sfidës me Bullgarinë, të kemi dialog aktiv, por në kuadër të pozicioneve tona parimore. Ne nuk guxojmë ta lejojmë veten të vazhdojmë të mbetemi peng i proceseve dypalëshe, kjo nuk është e drejtë për këtë shtet, qytetarët tanë dhe institucionet tona nuk e meritojnë këtë, dhe për këtë arsye, duhet të arrihet një zgjidhje racionale që do të na japë ne, si shtet, dhe popullit tonë parashikueshmërinë përgjatë rrugës evropiane që shumica dërrmuese e vendit e dëshiron pa asnjë dilemë, tha sonte ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Gërliq Radman.
You need to login to view this page en