MPJ e përgënjestron Të Majtën për punën e Konsullatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Nju Xhersi
- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme në komunikatën e sotme i përgënjeshtron kategorikisht informacionet e pasakta nga ana e partisë politike "E Majta" të ndërlidhura me punën e Konsullatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Nju Xhersi.
- Post By Melahat Baftija
- 12:09, 24 April, 2025

Shkup, 24 prill 2025 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme në komunikatën e sotme i përgënjeshtron kategorikisht informacionet e pasakta nga ana e partisë politike "E Majta" të ndërlidhura me punën e Konsullatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Nju Xhersi.
"Bëhet fjalë për konstatime paushale dhe plotësisht të pasakta, të cilat nuk korrespondojnë me gjendjen faktike", theksohte në komunikatë.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, e informojnë opinionin se përfaqësia diplomatiko-konsullore funksionon me orar të rregullt të punës dhe është plotësisht në dispozicion për të gjitha shërbimet dhe nevojat e diasporës së RMV-së në SHBA. mb/