MPB: Privohet nga liria një banor i Shkupit për shkak të vjedhjes së kabllove të bakrit me vlerë 200 000 euro
- Nga një objekt në ndërtim në zonën e Qendrës, përkatësisht ku po kryheshin punime ndërtimore për një bulevard nëntokësor, gjatë një periudhe njëmujore, janë marrë kabllo bakri me një gjatësi prej dy kilometrash dhe me vlerë rreth 200,000 euro. Rasti, siç informojnë nga MPB-ja është raportuar dje në orën 16:15 në SPB Shkup, pas së cilës një person është privuar nga liria, i punësuar si sigurim në objektin.
You need to login to view this page en