• Sunday, 01 September 2024

MPB: Deputetët kanë marrë email mesazh me përmbajtje kërcënuese, ndërmerren masa për zbardhjen e rastit

MPB: Deputetët kanë marrë email mesazh me përmbajtje kërcënuese, ndërmerren masa për zbardhjen e rastit

Shkup, 26 korrik 2024 (MIA) - Disa deputetë në Kuvend në email adresat zyrtare më 23 korrik kanë marrë mesazhe me përmbajtje kërcënuese, kumtoi pasdite Ministria e Punëve të Brendshme.

Siç shkruan në buletinin e pasdites të MPB-së, rastin e ka raportuar "një përfaqësues i një partie politike".

"Me datë 25.7.2024 ora 13:58 në stacionin policor "Qendër", përfaqësues i një partie politike ka raportuar se më datë 23.7.2024 ora 18:15, nga një email adresë e panjohur, në adresat elektronike zyrtare të disa deputetëve në Kuvendin e RMV-së, është dërguar mesazh me përmbajtje kërcënuese", citohet në buletinin e MPB-së.

Nga MPB shtojnë se ngjarja është raportuar në Njësinë për Krim Ekonomik dhe Kompjuterik pranë SPB Shkup, si dhe ndërmarren masa për zbardhjen e rastit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s