• Friday, 27 September 2024

MPB apelon nëse qytetarët kanë ndonjë informacion për shtetasin e zhdukur belg Joris të lajmërohen në stacion policor

MPB apelon nëse qytetarët kanë ndonjë informacion për shtetasin e zhdukur belg Joris të lajmërohen në  stacion policor

 Shkup, 26 shtator 2024 (MIA) -  Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel qytetarëve nëse kanë ndonjë informacion për Mark Joris (72), shtetas belg, i cili më 18 shtator të vitit 2024 nga ana e Interpolit Bruksel dhe ambasadës në Belgjikë ishte raportuar si i zhdukur,  të lajmërohen në stacionin më të afërt policor apo në numrin e telefonit 112.

"Në MPB është raportuar se Mark Jorisi është zhdukur,  ndërsa sipas raportimit, ai kishte planifikuar një rutë për alpinizëm në rajonin Ohër - Strugë (Vevçan) - Dibër - Mavrovë dhe Rostushë dhe në veri drejt Shqipërisë. Me ndihmën e një droni është kryer kontroll dhe vëzhgim në terren, por personi nuk është gjetur, ndërsa për gjetjen e personit po ndërmerren një sërë masash dhe aktivitete të tjera", njoftuan nga MPB-ja.

 Foto: MPB