• Friday, 05 July 2024

Moti sot me diell dhe i ngrohtë, deri 34 gradë

Moti sot me diell dhe i ngrohtë, deri 34 gradë

 Shkup, 5 korrik 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla lokale deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë herë pas here e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval nga 9 deri 18, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 27 deri 34 gradë. 

 Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të ulet deri 16, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 32 gradë. 

 Sipas DPHM-së, pason periudha me mot kryesisht me diell dhe shumë të ngrohtë, me rritje të temperaturës ditore, e cila nga e diela kudo do të jetë mbi 30 gradë. Në fillim të javës së ardhshme në orët e pasdites do të krijohen kushte për shfaqje të izoluar të paqëndrueshmërisë. qa

Foto: Arkivi i MIA-s