• Saturday, 04 April 2026

Mot pjesërisht me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme lokale

Mot pjesërisht me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme lokale

Shkup, 2 prill 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale shiu, ndërsa në male do të ketë reshje shiu dhe bore me intensitet më të dobët. 

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa kohë pas kohe përgjat lumit Vardar do të fryjë erë e fortë në drejtim veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 2 deri në 8 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 10 deri në 16 gradë.

Në Shkup, mot pjesërisht me vranësira dhe kohëpaskohe reshje të dobëta. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bjerë në 6, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 14 gradë.

Nesër do të mbaj mot pjesërisht i vranët. Kryesisht në pjesët lindore do të ketë reshje lokale shiu dhe kushte për bubullima të rralla. Do të fryjë erë e fuqishme, kohëpaskohe e fuqishme veriore (në disa vende mbi 70 km/orë). Nga e diela deri në mesin e javës së re moti do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare dhe dukshëm më i ngrohtë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s