• Sunday, 09 June 2024

Mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell

Mot me vranësira  të ndryshueshme me periudha me diell

Shkup, 22 maj 2024 (MIA) - Moti sot në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Vende-vende,  sidomos në pjesët lindore moti  do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, ndërsa lokalisht do të ketë kushte për stuhi afatshkurtër. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore herë pas here erë e fortë nga drejtimi perëndimor. Temperaturat minimale do të jenë në interval  nga 11 deri në 18, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 23 deri në 29 gradë.

 Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha  me diell dhe me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima të kohëpaskohshme. Temperaturat minimale do të zbresin deri në 17, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 27 gradë.

 Të enjten dhe të premten do të mbizotërojë mot i qndrueshëm, ndërsa reshje të reja priten  gjatë fundjavës. Temperatura ditore nuk do të ndryshojë ndjeshëm.

 Foto: Arkivi i MIA-s