• Tuesday, 04 February 2025

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale të shiut

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale të shiut

Shkup, 3 shkurt 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët dhe me reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 6 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 8 deri në 13 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në disa pjesë të luginës madje me mjegull. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të ulet deri në 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri më 10 gradë Celsius.

Të martën do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe e vranët me reshje lokale të dobëta, të cilat për shkak të depërtimit të masës ajrore më të ftohtë do të jenë kryesisht me borë. Deri të mërkurën do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Të mërkurën dhe të enjten do të mbizotërojë mot stabil, ndërsa të premten dhe gjatë fundjavës në shumë vende priten reshje të shiut dhe borës. Temperaturat do të jenë në rënie. rq/

Foto: arkivi i MIA-s