• Monday, 01 July 2024

Mot me diell dhe shumë i nxehtë me temperatura deri 38 gradë

Mot me diell dhe shumë i nxehtë me temperatura deri 38 gradë

Shkup, 30 qershor 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 19, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 31 deri 38 gradë. Indeksi UV do të jetë 9. 

Në Shkup mot me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura minimale do të bie deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 36 gradë.

Nga DPHM informojnë se moti të hënën në fund të ditës, ndërsa veçanërisht të martën në shumë vende do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formë të stuhisë me shi të rrëmbyeshëm intensiv, erë të fuqishme dhe breshër. Pastaj në dy ditët e ardhshme do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm dhe më i freskët me shi të rrëmbyeshëm të kohëpaskohshëm dhe bubullima dhe do të fryjë erë mesatare veriore. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s