Mot me diell dhe i ngrohtë me temperaturë deri në 26 gradë Celsius
- Mot me diell dhe i ngrohtë pritet të jetë sot, ndërsa sinoptikët paralajmëruan temperaturë deri në 26 gradë Celsius.
- Post By Sara Ademi
- 07:30, 7 April, 2026
Shkup, 7 prill 2026 (MIA) - Mot me diell dhe i ngrohtë pritet të jetë sot, ndërsa sinoptikët paralajmëruan temperaturë deri në 26 gradë Celsius.
Sipas njoftimeve, temperatura do të lëvizë në interval nga 1 deri në 26 gradë Celsius gjatë ditës në mbarë vendin.

Temperatura minimale në Shkup pritet të jetë pesë gradë, ndërsa maksimalja të arrijë 25 gradë.

Sipas DPHM-së nga dita e mërkurë dhe në ditët në vijim do të mbisundojë mot me vranësira të ndryshueshme me shi të përkohshëm lokal. Reshje më të rrëmbyeshme priten të shtunën. Për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë nga veriu në pjesët malore dhe në disa nga vendet më të larta reshjet do të jenë të borës. Nga e enjtja temperaturat do të jenë në rënie të konsiderueshme.
Foto: MIA arkivi, DPHM/printskrin