• Friday, 04 October 2024

Mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut

Mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut

Shkup, 4 tetor 2024 (MIA) – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut, në disa vende më të rrëmbyeshme, lokalisht në formë të motit të keq, të shoqëruara me bubullima dhe erë të fuqishme. Reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë natës kur edhe më tutje moti do të jetë me erë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri 16, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 22 deri 28 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, pasdite dhe në fund të ditës me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në disa pjesë të luginave reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, të shoqëruara me bubullima dhe erë të fuqishme. Temperatura minimale do të bie deri në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 28 gradë.

Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nën ndikimin e aktivitetit ciklonik edhe në ditët e fundjavës moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Veçanërisht natën drejt të shtunës dhe pastaj gjatë ditës reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme mbi 30 litra në metër katror, lokalisht në formë të motit të ligë, të shoqëruara me bubullima dhe erë të fuqishme e cila do të fryejë kohë pas kohe me shpejtësi prej mbi 70 kilometra në orë. Në fillim të javës së ardhshme moti do të jetë i qëndrueshëm me periudha dielli gjatë ditës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s