• Friday, 26 July 2024

Misajllovski e vizitoi VING-un e aviacionit, falënderim për kontributin gjatë shuarjes së zjarreve

Misajllovski e vizitoi VING-un e aviacionit,  falënderim për kontributin gjatë shuarjes së zjarreve

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, zëvendës-shefi i Shtatmadhorisë, gjeneralmajori Azim Nuredin dhe shefi i Shtabit të Komandës operative, gjenerali i brigadës Mirçe Gjorgoski, sot e kanë vizituar komandën e VING të Aviacionit në Kazermën "Strasho" Pinxhur" në Petrovec.

Siç informon Ministria e Mbrojtjes, Misajllovski gjatë vizitës ka zhvilluar takim me komandantin e Komandës së VING-ut ajror, kolonelin Igorço Stoimenovski dhe me komandantët e tjerë të njësive, gjatë së cilës është njoftuar për gjendjen dhe mundësitë dhe kapacitetet operative të kësaj komande.

"Misajllovski i falënderoi pilotët dhe të gjithë stafin e kësaj komande për kontributin e dhënë në shuarjen e zjarreve në vendin tonë dhe u tha se do të punojë në mënyrë aktive së bashku me të gjithë faktorët nga kjo komandë dhe me Shtamadhorinë për tejkalimin e sfidave me të cilat përballet ky njësit kyç i Armatës", thuhet në komunikatë. mb

Foto: MM