• Tuesday, 04 February 2025

Ministrja Janevska në Samitin e ministrave të Arsimit në Budapest

Ministrja Janevska në Samitin e ministrave të Arsimit në Budapest

Shkup, 3 shkurt 2024 (MIA) - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska do të marrë pjesë në Samitin e ministrave të Arsimit, inovacionit dhe kulturës së vendeve të Ballkanit Perëndimorë dhe Hungarisë e cila mbahet sot dhe nesër në Budapest. 

Janevska do të mbajë fjalim në dy panel diskutime kushtuar rëndësisë dhe mundësive për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushën e arsimit dhe inovacionit, si dhe forcimin e marrëdhënieve mes rajonit dhe Hungarisë, njofton MASH.

Ministrja do të takohet edhe me kryesinë e bordit hungarez për akreditim të arsimit të lartë, ndërsa do ta vizitojë edhe Lektoratin e gjuhës maqedone në Universitetin ELTE. qa/

Foto: arkivi i MIA-s