Ministria libaneze e Shëndetësisë: Gjashtë persona e kanë humbur jetën në bombardimin izraelit ndaj pjesës jugore të Bejrutit
- Ministria libaneze e Shëndetësisë kumtoi se të paktën gjashtë persona e kanë humbur jetën në bombardimin izraelit herët në mëngjes ndaj pjesës jugore të kryeqytetit Bejrut, ndërsa 15 janë lënduar.
- Post By Besnik Shuki
- 11:23, 13 November, 2024
Bejrut, 13 nëntor 2024 (MIA) - Ministria libaneze e Shëndetësisë kumtoi se të paktën gjashtë persona e kanë humbur jetën në bombardimin izraelit herët në mëngjes ndaj pjesës jugore të kryeqytetit Bejrut, ndërsa 15 janë lënduar.
Paraprakisht mediume libaneze njoftuan se armata izraelite ka kryer disa sulme ajrore ndaj periferive jugore të Bejrut dhe se janë qëlluar një qendër mjekësore dhe një ndërtesë.
Armata izraelite në mëngjes përmes rrjetit Iks u ka bërë thirrje banorëve të periferive jugore të Bejrutit të evakuohen. bsh/
Foto: EPA