• Thursday, 14 November 2024

Kaci: Nuk ka armëpushim në Liban derisa Hezbollahu nuk çarmatoset dhe nuk tërhiqet

Kaci: Nuk ka armëpushim në Liban derisa Hezbollahu nuk çarmatoset dhe nuk tërhiqet

 Jerusalem, 13 nëntor 2024 (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac sot deklaroi se nuk do të pajtohet me asnjë armëpushim në Liban që nuk përfshin çarmatimin dhe tërheqjen e Hezbollahut në veri të lumit Litani të Libanit ose lejimin e banorëve të Izraelit verior të kthehen në shtëpitë e tyre.

"Nuk do të bëjmë armëpushim, nuk do të heqim këmbën nga pedali i gazit dhe nuk do të lejojmë asnjë marrëveshje që nuk përfshin arritjen e qëllimeve të luftës dhe mbi të gjitha të drejtën e Izraelit për të kryer dhe vepruar. në mënyrë të pavarur kundër çdo aktiviteti terrorist", tha Kaci.

 Ai deklaroi se në vijim është shkatërrimi i "infrastrukturës terroriste" në Bejrut. "Do të vazhdojmë të godasim Hezbollahun kudo", shtoi Kaci.

 Paraprakisht sot tetë persona u vranë në një sulm izraelit në një ndërtesë banimi në periferi të Dohat Aramon, në jug të Bejrutit. Ndërtesa është dëmtuar, duke përfshirë disa kate ku ka rënë zjarr. Banorët u detyruan të evakuohen, ndërsa kërkimet për personat e zhdukur nën rrënoja janë ende në vazhdim.

 Foto: EPA