Hezbollah pohon se ka sulmuar shtabin ushtarak në Tel-Aviv me fluturake pa pilot
- Organizata proiraniane libaneze Hezbollah pohon se sot pasdite ka kryer sulm me fluturake pa pilot drejt selisë së armatës izraelite dhe Ministrisë izraelite të Mbrojtjes në Tel-Aviv.
- Post By Arta Bunjaku
- 18:16, 13 November, 2024
Tel-Aviv, 13 nëntor 2024 (MIA) - Organizata proiraniane libaneze Hezbollah pohon se sot pasdite ka kryer sulm me fluturake pa pilot drejt selisë së armatës izraelite dhe Ministrisë izraelite të Mbrojtjes në Tel-Aviv.
Në kumtesën e kësaj organizate teerroriste ceket se ka kryer "sulm ajror nga skuadrilja e dronëve shpërthyes" në vendin ku ndodhen institucionet kryesore të mbrojtjes së Izraelit.
Armata izraelite paraprakisht kumtoi se ka hasur dy dronë nga Libani në veri të Izraelit.
Mediumet izraelite lajmërojnë se nuk ka indikacione se ndonjë fluturake pa pilot ka arritur drejt qendrës së Izraelit apo në afërsi të shtabit të armatës. ab/
Foto: МIА arkivi