Ministri Tripunovski nënshkroi marrëveshje me Fakultetin e Mjekësisë Veterinare – Shkup për shfrytëzimin e mbështetjes financiare prej rreth 13.500.000 denarë
- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, së bashku me dekanin e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare – Shkup, Prof. Dr. Dean Jankuloski, nënshkroi një Marrëveshje për shfrytëzimin e mbështetjes financiare për investime në përmirësimin e potencialit gjenetik të lopëve qumështore në vend përmes përdorimit të spermës së seksuar dhe transferimit të embrioneve, në shumën prej 13.500.000 denarë.
- Post By Besnik Shuki
- 11:33, 22 December, 2024
Shkup, 22 dhjetor 2024 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, së bashku me dekanin e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare – Shkup, Prof. Dr. Dean Jankuloski, nënshkroi një Marrëveshje për shfrytëzimin e mbështetjes financiare për investime në përmirësimin e potencialit gjenetik të lopëve qumështore në vend përmes përdorimit të spermës së seksuar dhe transferimit të embrioneve, në shumën prej 13.500.000 denarë.
Mbështetja financiare, siç informojnë nga MBPEU, jepet në masën 100% të vlerës së investimit, por jo më shumë se 13.500.000 denarë me TVSH të përfshirë.
Kjo mbështetje jepet në përputhje me pjesën II, paragrafi (2), masa “Mbështetje teknike në bujqësi dhe zhvillim rural”, pika 1.8 “Shpenzime dhe investime të tjera për krijimin dhe zbatimin e masave për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural”, nënpika 1.8.7 “Investime për përmirësimin e potencialit gjenetik të lopëve qumështore në shtet përmes përdorimit të spermës së seksuar dhe transferimit të embrioneve”, sipas Programit për mbështetje financiare për zhvillimin rural për vitin 2024.
Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë dhe Fakultetit të Mjekësisë Veterinare – Shkup do të vazhdojë, sepse përmes punës së tyre promovohet zhvillimi teknologjik në blegtori si degë e bujqësisë dhe në mjekësinë veterinare.
Përveç kujdesit për shëndetin e kafshëve, Fakulteti luan një rol të rëndësishëm edhe në shëndetin publik, duke siguruar ushqim të sigurt dhe cilësor me origjinë shtazore. bsh/
Foto: MBPEU