• Friday, 30 August 2024

Ministri Toshkovski takon ambasadorin e Turqisë, Fatih Ulusoj

Ministri Toshkovski takon ambasadorin e Turqisë, Fatih Ulusoj

Shkup, 29 gusht 2024 (MIA)- Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka realizuar sot takim pune me ambasadorin e Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoj.

Siç ka informuar MPB, në takim u konfirmua se Turqia është një nga partnerët tanë më të afërt, si dhe një aleat i rëndësishëm në NATO dhe marrëdhënia e ndërsjellë miqësore dhe partneriteti është i plotësuar nga bashkëpunimi i fortë ekonomik, tregtar, si dhe bashkëpunimi i sigurisë dhe ai kulturor, për të cilat të dy shtetet mbeten të përkushtuara.

Ministri Toshkovski gjithashtu shprehu mirënjohje të madhe për përgjigjen e shpejtë të thirrjes për ndihmë në ballafaqimin me zjarret, sepse Turqia ishte vendi i parë që dërgoi ndihmë prej dy avionëve dhe një helikopteri, të cilët morën pjesë në shuarjen e zjarreve.

“Në fokus të takimit ishte marrëveshja për bashkëpunim në fushën e sigurisë ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Turqisë, e cila është në fazën përfundimtare, dhe e njëjta do të hap hapësirë ​​për bashkëpunim shumë më intensiv në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar transnacional dhe migracionit të kundërligjshëm. U diskutua edhe për nismën e ministrisë sonë për bashkëpunim më intensiv ndërmjet qendrave të trajnimit të shërbimeve policore të të dy vendeve, si vazhdimësi e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm të mëparshëm me akademinë e policisë turke, e cila ofron bursa studimi për studentët e sigurisë nga vendi ynë, si dhe për pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në studimet universitare dhe pasuniversitare”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Foto: MPB