• Tuesday, 20 May 2025
English
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Ministri Minçev takoi përfaqësuesin e OBSH-së në vend, Akim Ali

Ministri Minçev takoi përfaqësuesin e OBSH-së në vend, Akim Ali

Shkup, 11 prill 2025 (MIA) - Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev sot ka takuar dr. Akim Ali, përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, bën të ditur ministria.

Në takim është diskutuar për punën e OBSH-së në vend dhe mundësitë për bashkëpunim, veçanërisht në kuadër të reformave të BE-së që zhvillohen në fushën e administratës publike.

"Ministria e Administratës Publike merr pjesë aktive në procesin e modernizimit të sektorit publik dhe përmirësimit të efikasitetit të institucioneve, veçanërisht në fushën e menaxhimit të shërbimeve publike. Reforma e suksesshme në administratën publike është kyçe për krijimin e institucioneve më efikase dhe transparente që do t'u përgjigjen nevojave të qytetarëve dhe do të mbështesin integrimin evropian të vendit", theksoi ministri Minçev, thuhet në kumtesë.

Dr. Akim Ali prezantoi projektet dhe iniciativat e vazhdueshme të OBSH-së, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për zbatimin e suksesshëm të reformave të BE-së në Republikën e Maqedonisë.

“Takimi përfundoi me marrëveshje për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, me fokus arritjen e qëllimeve të përbashkëta dhe përmirësimin e proceseve në administratën publike”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Administratës Publike.

Foto: Ministria e Administratës Publike