• Thursday, 05 June 2025
English
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mickoski: Sfida dhe qëllimi ynë si Qeveri në periudhën e ardhshme është ngritja e statusit social dhe ekonomik të romëve

Mickoski: Sfida dhe qëllimi ynë si Qeveri në periudhën e ardhshme është ngritja e statusit social dhe ekonomik të romëve

 Shkup, 8 prill 2025 (MIA)  - Sfida dhe qëllimi ynë si Qeveri në periudhën e ardhshme është ngritja e statusit social dhe ekonomik të romëve, thotë kryeministri Hristijan Mickoski me rastin e 8 Prillit - Ditës Ndërkombëtare të Romëve.

"Maqedonia është një vend që historikisht dhe tradicionalisht ka qenë gjithmonë shembull i tolerancës, mirëkuptimit dhe gjithëpërfshirjes së qytetarëve të saj, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike apo fetare. Sfida dhe qëllimi ynë si Qeveri dhe si shtet në periudhën e ardhshme është ngritja e statusit social dhe ekonomik të romëve dhe me këtë përmirësimi i pozitës së përgjithshme të romëve në të gjitha fushat e jetës shoqërore", thekson kryeministri Mickoski. 

 Ai shton se ky është një proces që duhet të fillojë me aksesin e plotë në sistemin arsimor, nëpërmjet një sistemi të organizuar dhe institucional të mbrojtjes nga diskriminimi, deri në përfshirjen absolute të romëve në rrjedhat ekonomike dhe sociale të komunitetit tonë.

 Foto: Arkivi i MIA-s