• Wednesday, 04 February 2026

Mickoski: Qeveria ofron formulën e saj për llogaritjen e rritjes së pagave në administratë

Mickoski: Qeveria ofron formulën e saj për llogaritjen e rritjes së pagave në administratë

Shkup, 4 shkurt 2026 (MIA) - Qeveria ka formulën e saj për llogaritjen e pagave të të punësuarve në administratë. Pjesa më e madhe e përfaqësuesve të sindikatave, si ato përfaqësuese ashtu edhe ato të degëve, pajtohen me këtë qëndrim të Qeverisë, me disa përjashtime. Formula që ofron Qeveria lidhur me mënyrën se si do të realizohet rritja e pagave të administratës do të nënkuptojë rritje graduale të të ardhurave për ta, dhe jo vetem për aq sa do të rritet paga minimale. Këtë e theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me bisedimet aktuale për rritjen e pagës minimale dhe rritjen e pagave për të punësuarit në administratën publike me përfaqësuesit sindikalë. 

Kryeministri theksoi se sindikatave iu ofrua një formulë me anë të së cilës do të llogariteshin të ardhurat personale për punonjësit në administratë, duke theksuar se Qeveria këmbëngul që nëse dakordohet, kjo duhet të jetë formula përfundimtre me anë të së cilës do të paguhen pagat e punonjësve të administratës. 

Mickoski theksoi se në bisedimet, një pjesë e udhëheqjes së LSM-së i referohet marrëveshjes së përgjithshme kolektive që sindikata e nënshkroi me qeverinë e mëparshme, e cila, megjithëse ka skaduar, në dispoziat kalimtare dhe përfundimtare qëndron se është në fuqi deri në nënshkrimin e një marrëveshjeje të re kolektive. 

Ai shpjegoi se për shkak të hapësirës së lënë për interpretime të ndryshme të metodës së përcaktimit të shumës së pagave në administratën publike, kjo mund të rezultojë në probleme në llogaritje, prandaj Qeveria po propozon një formular të unifikuar sipas të cilit do të përcaktohet shuma e të ardhurave personale.

"Nëse e zbatojmë këtë formulë, atëherë do të krijohet një kakofoni në pagesën e të ardhurave personale sepse ekzistojnë disa dokumente që përcaktojnë pagën, të cilat mund të interpretohen ndryshe. Ne duam një formë të unifikuar sipas së cilës do të paguhen pagat për administratën. Duhet të pezullojmë një nga tre nenet ku përcaktohen pagat në marrëveshjen e përgjithshme kolektive dhe gjatë periudhës që do të jetë e vlefshme kjo marrëveshje të cilën do ta arrijmë, duhet të negociojmë për një marrëveshje të re të përgjithshme kolektive. Kjo është diku rreth tre vjet. Unë besoj se për tre vjet, nëse ulemi, do të bëhet shumë më tepër sesa një version i ri i marrëveshjes së përgjithshme kolektive. Jemi mjaftueshëm të pjekur dhe të përgjegjshëm dhe mendoj se kjo është kohë mjaft e mjaftueshme", tha Mickoski.

Lidhur me vetë formulën se si do të bëhej llogaritja, ai sqaroi se metoda e propozuar nga Qeveria në fund do të thotë paga me të larta për punonjësit në administratë dhe është ndryshe nga ndjekja e thjeshtë e rritjes së pagës minimale. 

Kryeministri Mickoski theksoi se kur fliste për pagën mesatare prej 31 mijë denarë, fliste për një shumë që ishte e zbatueshme aktualisht, në mënyrë që llogaritja matematikore të jetë më e lehtë. 

"Improvizova me rritjen e pagës minimale për 1500 denarë për tre vjet rresh. Tani, pa këtë ofertë të Qeverisëm pagës së punonjësve administrativë u shtohet rritja e pagës minimale. Nëse një punonjës administrativ merr një pagë prej 35 mijë denarë, kurse rritja e këtij viti është 1500 denarë, atëher paga do të ishte 36.500 denarë. Modeli që ne ofrojmë është që kjo shumë e pagës të rritet për tetë përqind, që do të sigurojë mjete shtesë. Vitin tjetër në mars, le të supozojmë përsëri rritja e pagës minimale të jetë për 1500 denarë. Këto mjete, për herë të tretë radhazi të rritura për tetë për qind, janë minimum 40 për qind e 30 mijë denarëve fillestarë", tha ai. 

Sindikatat kërkojnë rritje të menjëhershme të pagës minimale në 600 euro dhe një rritje lineare prej 100 euro për të gjithë të tjerët, ndërsa qeveria mbështet një model rritjeje graduale. Formula e propozuar nga qeveria parashikon një rritje kumulative prej rreth 40 për qind deri në vitin 2028, me rritje vjetore midis shtatë dhe tetë përqind.

Qëndrimi i sindikatës për momentin është se një parashikim i tillë afatgjatë nuk i plotëson nevojat e punëtorëve, duke marrë parasysh inflacionin, kështu që LSM po kërcënohet me një grevë të përgjithshme nëse nuk arrihet një marrëveshje urgjente në kuadër të Këshillit Ekonomik-Social. ls/

Foto: Skrinshot