Mickoski: Presim që dizeli të lirohet për 2,5 denarë, ndërsa benzina për 1,5 denarë
- Presim që në seancën e ardhshme Komisioni rregullator i energjetikës (KRRE) të marrë vendim me të cilin do të ulet çmimi i dizelit për 2,5 denarë, ndërsa i benzinës Eurosuper 95 dhe Eurosuper 98 për 1,5 denarë, deklaroi sot në konferencë për shtyp kryeministri Hristijan Mickoski.
Shkup, 11 prill 2026 (MIA) - Presim që në seancën e ardhshme Komisioni rregullator i energjetikës (KRRE) të marrë vendim me të cilin do të ulet çmimi i dizelit për 2,5 denarë, ndërsa i benzinës Eurosuper 95 dhe Eurosuper 98 për 1,5 denarë, deklaroi sot në konferencë për shtyp kryeministri Hristijan Mickoski.
Siç theksoi, çmimi maksimal për Eurosuper 95 do të jetë 82 denarë për litër, 84 denarë për Eurosuper 98, ndërsa i dizelit 95,5 denarë për litër, pa zbritjet e OKTA-s prej 2 denarë për benzinat dhe 3 denarë për dizelin.
Pritjet për vendimin e KRRE-së, siç shpjegoi, bazohen në analizën e bërë ligjore të lëvizjeve të çmimeve të naftës dhe derivateve të naftës në bursat gjatë javës së kaluar.
“Do të vazhdojmë edhe javën e ardhshme me masat për uljen e TVSH-së nga 18 në 10 për qind dhe me vendimin për harmonizimin e akcizave, me të cilin KRRE-ja mund të veprojë. Do të mbetemi edhe më tej një shtet që në kohë dhe në mënyrë të sigurt i siguron të gjitha sasitë e naftës dhe derivateve të naftës për qytetarët dhe bizneset,” tha Mickoski. ls/
Foto: Printskrin