• Wednesday, 04 February 2026

Mickoski: Përkujtimi i Goce Dellçevit le të na shërbejë si shembull se si duhet ta ndërtojmë Maqedoninë tonë

Mickoski: Përkujtimi i Goce Dellçevit le të na shërbejë si shembull se si duhet ta ndërtojmë Maqedoninë tonë

Shkup, 4 shkurt 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot ka vendosur lule në oborrin e kishës "Shën Spasi" në Shkup, ku është mbajtur ceremonia kryesore me rastin e 154-të vjetorit nga lindja e revolucionarit maqedonas, Goce Dellçev. Porositi që edhe një herë sot ta përkujtojmë figurën dhe veprën e tij, ta nderojmë dhe ta mbajmë mend dhe kjo le të na shërbejë si shembull se si më tej duhet ta ndërtojmë atdheun tonë të përbashkët, Maqedoninë.

"Sot shënojmë ditën e lindjes së figurës së madhe maqedonase Goce Dellçev, një njeri që ka lënë një gjurmë të pashlyeshme dhe sot e kujtojmë dhe e nderojmë veprën e tij, të cilën e ka bërë jo vetëm për popullin maqedonas, por edhe për Maqedoninë si shtet, si dhe në përgjithësi për të gjithë qytetarët. Lufta e tij për një shtet të pavarur maqedonas, për një shtet në zemër të Ballkanit, do të thoja se është epike, për fat të keq ai  humbi jetën shumë herët, në moshën 31-vjeçare, ai do të kishte shumë për të thënë nëse do të kishte mbijetuar, por për fat të keq nuk arriti të jetojë më shumë se 31 vjet dhe e flijoi jetën e tij për idealet e shtetit maqedonas", deklaroi Mickoski.

null

Krahas kryeministrit Mickoski, lule vendosën edhe një delegacion i Kuvendit, i udhëhequr nga nënkryetarja e Parlamentit, Vesna Bendevska dhe deputetët Sergej Popov, Daniela Belimova dhe Sanja Llukarevska, një delegacion nga Qyteti i Shkupit, i udhëhequr nga kryetari i Qytetit, Orce Gjorgievski, si dhe delegacione të institucioneve të tjera, partive, shoqatave qytetare...

Goce Delçev lindi më 4 shkurt 1872 në Kukush, në familjen e Sulltanës dhe Nikollës. Ai u shkollua në gjimnazin në Selanik dhe në Akademinë ushtarake në Sofje. bsh/

Фото и видео: МИА