15:00/1 nëntor/2024
Shkup - Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani sot në konferencë të përbashkët për shtyp me euroambasadorin Mihalis Rokas për Raportin rreth progresit të vendit, tha se është me rëndësi kyçe është përforcimi i kapacieteve të institucioneve për zbatimin e reformave të ndërlidhura me BE-në. "Problemet me kapacitetet e institucioneve për t'u përballë me zbatimin e reformave kanë qenë pjesë e të gjitha raporteve të viteve më parë, por duke pasur parasysh se tani jemi në finalizimin e përgatitjeve dhe duhet të përgatitemi për hapjen e Klasterit 1, sigurisht që fuqizimi i kapaciteteve të MÇE-së, por edhe të ministrive të tjera të linjës është vendimtar. Konferenca ime e parë për shtyp si ministër i Çështjeve Evropiane ishte pikërisht në këtë temë, ku paralajmërova se IPA dhe strukturat e integrimit evropian janë nën kapacitetin minimal për të përballuar sfidat e zbatimit të suksesshëm. Të njëjtin fenomen e shoh tani që tashmë po krijoj një strukturë dhe po intensifikohet procesi i koordinimit të institucioneve për zbatimin e axhendës së reformave, kjo është diskutuar disa herë në seancën e Qeverisë. Kjo strukturë do të duhet të forcohet, por do të duhet të forcohet me staf profesional që mund të përfshihet drejtpërdrejt. Derisa struktura të forcohet me staf profesional, do të duhet të mbështetemi në përkrahjen nga Delegacioni evropian, por edhe në mbështetjen teknike nga donatorë të ndryshëm në vendin tonë", tha Murtezani, i pyetur për të komentuar kritikat dhe për MÇE-në se nuk ka kapacitet për t'u marrë me procesin e reformave.
Shkup - Euroambasadori në vend Mihalis Rokas sot në konferencën e përbashkët me ministrin për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, theksoi se Maqedonia e Veriut do të marrë mbështetjen e BE-së dhe mbanë një nivel të lartë ambicie për të ecur drejt negociatave të anëtarësimit, por për të çuar përpara procesin, duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese, në mënyrë që, siç tha ai, të përfshihen qytetarët që jetojnë brenda kufijve të shtetit dhe që janë pjesë e kombeve të tjera si bullgarët, dhe për çka ra dakord se do ta bënte atë. Sipas tij, në raportin e BE-së ka strukturë më ndryshe me qëllim që të mund të lexohet më lehtë, e prej aty Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe miqësi gjenden në faqen e parë të Raportit me BE-në.
Shkup - Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov sot realizoi takim pune me përfaqësues të Sindikatës së punëtorëve nga administrata, organet e drejtësisë dhe shoqatat e qytetarëve (AOGJSH), të udhëhequr nga kryetari Tërpe Deanoski. Në takimin, siç kumtuan nga Ministria e Drejtësisë, është biseduar për çështje që lidhen me marrëveshjen kolektive, statusin e punëtorëve, si dhe përgatitjen e zgjidhjeve ligjore. "Ministrisë së Drejtësisë i është shprehur mirënjohje për fillimin e procesit të përpunimit të Ligjit të ri për Shërbimin Gjyqësor. Zgjidhja e re ligjore synon përmirësimin e rregullores ekzistuese, duke siguruar kushte më të mira pune dhe të drejta të punëtorëve në sistemin gjyqësor", theksohet në kumtesën.
Shkup - Deri në 1.360 denarë kursime për familje u mundësuan nga shporta e vjeshtës. Masa u zbatua me sukses dhe dha rezultatet e pritura, tha sot ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi. "Pres prej nëntorit ulje të mëtutjeshme të çmimeve sepse ka filluar aplikimi i Ligjit për praktikat tregtare. Shporta e vjeshtës nga dje nuk është më në fuqi, por nëse do të ketë rritje të çmimeve do të merren masa më rigoroze", theksoi ministri. Sipas tij, me shportën e vjeshtës është parandaluar rritja e madhe e çmimeve.
Shkup - Shkallën e rritjes e bazojmë në investime reale, tha ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska, duke premtuar realizim real të 50 miliardë denarëve të planifikuar për investime kapitale me Propozim-buxhetin për vitin 2025, që sot do të dorëzohet në Kuvend. "Buxheti përfshin 50 miliardë denarë, përkatësisht 830-40 milionë euro për investimet kapitale. Korridori 8 dhe 10 D, ku ministrja negocion në drejtim të asaj të kemi realizim real, janë një nga prioritetet, gjithashtu edhe komunat, ndërsa prioritet janë edhe projektet për financim të efikasitetit energjetik, për lehtësim të tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor, për administrim të sigurimit social, për modernizim të bujqësisë, projekt rajonal për mbeturinat, për përmirësimin e infrastrukturës së ujit, rikonstruimit të institucioneve ndëshkuese-korrigjuese. Në arsim, përveç rindërtimit të konvikteve jemi në bisedime për rindërtimin e shkollave dhe sallave sportive", deklaroi Dimitrieska Koçoska pas brifingut me mediat.
Shkup - Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska sot është takuar me përfaqësuesin e përhershëm të Programit Zhvillimor të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në vend, Armen Grigorian. Në takim, siç informon Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, në fokus ishte agjenda reformuese, efikasiteti i energjisë dhe burimet e rinovueshme të energjisë. Bozhinovska, siç thuhet, iu referua planeve të Ministrisë dhe statusit të projekteve aktuale, si dhe mundësive për përmirësimin e planeve dhe aktiviteteve të ardhshme, në drejtim të thellimit të bashkëpunimit me Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara.
Shkup - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka zhvilluar sot takim me përfaqësuesen e UNICEF-it, Lesli Miller dhe bashkëpunëtorët e saj. Bashkëbiseduesit, siç bëri të ditur Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, biseduan për rëndësinë e promovimit dhe forcimit të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, me theks të veçantë në futjen e Garancisë Europiane për Fëmijët në vend, e cila është një mekanizëm i BE-së për të parandaluar përjashtimin social të fëmijëve në nevojë, duke u garantuar atyre akses në një sërë shërbimesh kryesore themelore sociale
Shkup - Shëndetësia është një nga shfrytëzuesit më të mëdhenj të buxhetit kombëtar, ndërsa shërbimet inspektuese janë të rrezikuara ndaj korrupsionit. Nuk ka kritere efektive për shënimin e çmimeve të shërbimeve shëndetësore apo ilaçeve. Procedurat për mjetkim jashtë vendit nuk janë as transparente as objektive. Shpenzimet për shëndetësir nga xhepi personal janë të lartë, gjë që është një pengesë për qasje të barabartë në shëndetësi, janë vetëm një pjesë e situatave në vend, të konstatuara në Raportin e Komisionit Evropian (KE) për përparimin në vitin 2024. Edhe pse shëndetësira parësore në Maqedoninë e Veriut ofrohet pa pagesë, KE thekson se financimi i saj është dukshëm nën mesataren e Bashkimit Evropian. Vëllimi i shërbimeve shëndetësore dhe disponueshmëria e tyre, veçanërisht shërbimet mjekësore të specializuara dhe shpërndarja e tyre gjeografike, sipas raportit, janë të pamjaftueshme.
Athinë – Qëndrimet e kryeministrit Hristijan Mickoski për përdorimin e mbiemrit "maqedonas" dhe termit "Maqedoni" të shprehura në seancën e djeshme të kuvendit kushtuar pyetjeve parlamentare, janë gjetur në një pjesë të edicioneve onlajn të mediave greke, të cilat e transmetojnë tekstin e agjencisë shtetërore të lajmeve ANA-MPA me titullin “Maqedonia e Veriut: Kryeministri Mickoski insiston në termin "Maqedoni”, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. “Shkup: Sulme nga nacionalistët ndaj Mickoskit, sepse shkon për pushime...në Halkidiki”; “Provokim i ri nga Mickoski: Marrëveshja e Prespës nuk e ndalon termin Maqedoni”; “Insiston në Maqedoni Hristijan Mickoski”; “Maqedonia e Veriut: Një provokim i ri i kryeministrit Mickoski – Ai foli sërish për “Maqedoni” dhe “Maqedonas” janë disa nga titujt e mediave në Greqi që morën lajmin nga agjencia shtetërore.
Beograd - Më shumë se 30 persona janë lënduar gjatë shembjes së strukturës së betonit në fasadën e stacionit hekurudhor në të Novi Sad, raportojnë mediat lokale. "Janë lënduar mbi 30 persona, ky është numri i fundit që kemi dhe mund të jetë më i lartë. Ende nuk e dimë nëse ka të vdekur, derisa të sigurohemi që nuk mund të themi asgjë. Telefonat tanë po bien gjatë gjithë kohës. Prindërit po telefonojnë për të pyetur për fëmijët....Kjo është një fatkeqësi. Jemi duke u munduar që të arrijmë te viktimat sa më shpejt dhe me efikasitet", raporton NOva/rs, duke cituar një deklaratë të një burimi nga Shërbimi për Raste Urgjente në Novi Sad.
Athinë - Të paktën 14 persona u lënduan, ndërsa katër janë arrestuar, mes të cilëve edhe një gazetar, pas incidenteve të mbrëmshme brenda dhe jashtë objektit të Ministrisë së Mbrojtjes Civile dhe krizës klimatike të Greqisë, pasi policia me gaz lotsjellës dhe topa uji ndërhyri kundër zjarrfikësve sezonalë, të cilët mbajtën protestë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Sipas informacioneve në Greqi, u lënduan gjithsej 12 policë dhe të paktën dy zjarrëfikës sezonalë. Mes të arrestuarve është dhe një gazetar i gazetës "Rizospastis", i cili më pas u arrestua, ndërsa nga Shoqata e gazetarëve dhe Shoqata e korrespondentëve të huaj në Greqi dënuan arrestimin e Jorgos Andrucos, përderisa ai raportonte për protestën e zjarrfikësve sezonalë para Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile.
Athinë - Një djalë trevjeçar humbi jetën pasi u plagos për vdekje në pjesën e kokës, kur ndaj makinës në të cilën ndodhej së bashku me prindërit e tij, në një vendbanim në pjesën lindore të rajonit Atikë, rajoni më i gjerë i Athinës, u hap zjarr nga persona ende të panjohur, njoftoi korrespondentja e MIA-së nga Athina. Sipas informacioneve të para jozyrtare në Greqi, mbi automjetin u qëlluan mbi 20 plumba, në të cilën ndodhej familja, ndërsa një nga plumbat e ka goditur fëmijën në kokë dhe ai është transferuar me urgjencë në spital me lëndime serioze, por mjekët nuk arritën ta mbanin në jetë.
Moskë – Një dron ukrainas mbrëmë ka goditur një depo për naftë në jug të Rusisë, kumtuan autoritete ruse, duke shtuar se mbrojtja kundërajrore ka shkatërruar gjithsej 83 dronë. “Një dron ka ra mbrëmë mbi një depo për naftë në Svetlograd (Rajoni Stavropol). Nuk ka të lënduar. Shërbimet urgjente janë në vendin e ngjarjes”, deklaroi guvernatori i rajonit Vlladimir Vlladimirov në Telegram. Ministria ruse e Mbrojtjes kumtoi se gjithsej 83 dronë ukrainas janë rrëzuar mbrëmë në Rusi dhe në Krimenë e anektuar.
Madrid – Të paktën 158 persona e kanë humbur jetën në përmbytjet katastrofike në Spanjë, të shkaktuara nga të reshurat e mëdha më 28 tetor. “Numri i viktimave është 158, ndërsa duhet të shtohen edhe dhjetëra persona të zhdukur”, deklaroi në konferencë për shtyp Anhel Viktor Tores, ministri i ngarkuar për bashkëpunim me rajonet spanjolle. Pritet që numri i viktimave të rritet, pasi ekipet e shpëtimit edhe më tej janë në kërmim pas të zhdukurve. Ushtria është ftuar të ndihmojë në rajonet nga përmbytjet në Valencia prej sot në mëngjes, sipas guvernatorit rajonal.
Madrid - Numri i viktimave nga përmbytjet që e goditën Spanjën jugore dhe lindore është rritur mbi 200 persona. Shërbimet e shpëtimit njoftuan se nga përmbytjet jetën e kanë humbur të paktën 205 persona, prej të cilëve 202 ndodhen në rajonin autonom lindor të Valencias. Ende nuk dihet se sa persona konsiderohen të zhdukur.
Uashington - Kandidati republikan për president, Donald Tramp deklaroi se nëse i fiton zgjedhjet, në pozita të rëndësishme do t'i emërojë miliarderin Elon Mask dhe ish kandidatin e pavarur për president, Robert F. Kenedi i riu. Trampi në intervistën me gazetarin Taker Karlson nuk saktësoi se cilat pozita do t'i marrë Mask dhe Kenedi i riu. Mask hapur e mbështet Trampin, ndërsa Kenedi i riu është tërhequr nga kandidatura presidenciale dhe e mbështet ish presidentin.