
18:00/4 mars 2025
Gostivar, 4 mars 2025 (MIA) - Automjetet që qarkullojnë në autostradën Tetovë - Gostivar para kryqëzimit për fshatin Vrapçisht janë duke u devijuar në rrugë dytësore për shkak të një aksidenti trafiku që ka ndodhur rreth orës 15:30. Sipas informacioneve fillestare të policisë, ka ndodhur një përplasje mes dy automjeteve të pasagjerëve, ndërsa për të lënduarit është thirrur një ambulancë.
Shkup, 4 mars 2025 (MIA) - Kur flas për sagën maqedonase evropiane dua të përcjell zhgënjimin që e ndjejnë të gjithë qytetarët dhe gjithçka që qytetarët duhet të bëjnë në emër të asaj të ardhmeje, ndërsa në këmbim nuk marrim pothuajse asgjë, sepse ndodhen aty ku ishim 20 vjet më parë, madje edhe përpara disa prej vendeve anëtare që tani janë brenda familjes evropiane ose ata, të cilët disa i quajnë frontraneri, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për rrugën e vendit drejt BE-së, në konferencën e përbashkët për shtypi me homologun e tij hungarez Viktor Orban nga Budapesti.
Budapest, 4 mars 2025 (MIA) - Qëllimi ynë strategjik si shtet të jemi pjesë e familjes evropiane, diçlka që e merituam shumë më parë, ishte, është dhe do të mbetet qëllimi ynë strategjik, por gjithashtu duhet të potencojmë se atë që qytetarët e Maqedonisë e dhanë për realizim të këtij qëllimi strategjikj, që për fat të keq nuk është zhvendosur nga pozita që ishte para 20 viteve, është me të vërtetë e çmueshme, përkatësisht është aq e madhe, që nuk mund të konstatohet, sepse para së gjithash flasim për procesin e bilateraëlizimit të negociatave, dhe jo evropianizim të negociatave, porositi sot kryeministri Hrisstian Mickoski nga Budapesti në konferencën e sotme për shtyp me kryeministrin hungarez, Viktor Orban.
Shkup, 4 mars 2025 (MIA) - Duket qartë dallimi strategjik që është krijuar pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, gjegjësisht fakti se ka disa që duan luftë dhe disa që duan paqe, vlerësoi sot kryeministri hungarez Viktor Orban në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Hristijan Mickoski në Budapest. Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve lidhur me ndërprerjen e mbështetjes ushtarake për Ukrainën nga SHBA, Orbani tha se të enjten do të mbahet një samit në Bruksel, ku do të bisedohet me presidentin francez Emanuel Makronin, pasi siç tha, qartë shihet dallimi strategjik në Bashkimin Evropian pas zgjedhjeve në SHBA.
Shkup, 4 mars 2025 (MIA) - Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, sot në kuadër të samitit mes Hungarisë dhe Maqedonisë realizuan takim me ministrin e Ekonomisë Kombëtare, Marton Nagj dhe ministrin e Ndërtimtarisë dhe Investimeve të Hungarisë, Janosh Lazar.
Shkup, 4 mars 2025 (MIA) - Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, gjatë vizitës së saj në Budapest, ku u mbajt Sesioni i Dytë Ndërqeveritar ndërmjet Qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë, zhvilloi takim bilateral me ministrin hungarez të Energjisë, Çaba Lantos.
Tetovë, 4 mars 2025 (MIA)- Me rastin e 80-vjetorit të themelimit të Kryqit të Kuq të vendit tonë, sot në Universitetin e Tetovës u organizua panel diskutimi dhe u bë promovimi i platformës për bashkëpunim ndërmjet Kryqit të Kuq dhe komunitetit universitar. Kjo platformë ndër të tjera përfshin studentët dhe stafin në aktivitete humanitare përmes kërkimeve dhe projekteve praktike; zhvillimin e programeve të përbashkëta për menaxhim emergjencash, ndihmë të parë dhe mbështetje psikosociale si dhe studim shkencor të sfidave humanitare dhe hartimin e strategjive inovative sociale.
Shkup, 4 mars 2025 (MIA) - Nesër, të enjten dhe të premten, në zonën e gjerë qendrore të qytetit të Shkupit do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit për shkak të vizitës së kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kroacisë, Gordan Jandrokoviq.
Shkup, 4 mars 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri i Qeverisë i ngarkuar për Politikat e Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai sot takoi ambasadorin e OSBE-së, Kilian Val dhe zëvendësshefen e Misionit në Shkup, Enrika Vida.
Uashington, 4 mars 2025 (MIA) - Miliarderi amerikan dhe bashkëpunëtor i afërt i presidentit amerikan, Donalld Tramp, Ilon Mask, sot deklaroi se presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski duhet t'i ofrohet ndonjë amnisti në këmbim të ndryshimeve të qeta demokratike në Ukrainë.
Prishtinë, 4 mars 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, pritet të martën e ardhshme ta vizitojë Kosovën, për herë të parë pas marrje së funksionit, merr vesh Radio Evropa e Lirë nga burime diplomatike. Një ditë më parë, më 10 mars, sshefi i NATO-s do ta vizitojë Bosnjë e Hercegovinën (BeH).
Kiev, 4 mars 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot ka biseduar me liderin e Unionit Demokristian të Gjermanisë (CDU) dhe kandidat për kancelar gjerman Fridrih Merc dhe kanë rënë dakord për bashkëpunim të mëtejshëm.
Gaza, 4 mars 2025 (MIA) - Zëdhënësi i organizatës palestineze Hamas, Hazem Kasem, tha sot se grupi do të pranojë vetëm planin e vendeve arabe për rindërtimin e pasluftës të Gazës, që do të marrë mbështetje nga palestinezët në enklavë. "Pozicioni ynë është i qartë - të gjitha planet për të ardhmen e Gazës... duhet të arrihen përmes konsensusit kombëtar dhe ne do ta lehtësojmë procesin," tha Kasem për agjencinë turke Anadolia.
Beograd, 4 mars 2025 (MIA) - Prokuroria Supreme Publike (VJO) e Serbisë i ka dënuar incidentet e sotme në Kuvendin e Serbisë dhe i paralajmëroi deputetët se imuniteti nga ndjekja penale për shprehjen e mendimit ose votën gjatë kryerjes së detyrave të tyre parlamentare nuk i mbron nga ndjekja penale për veprat e kryera penale në përputhje me Kushtetutën e Serbisë.
Nju-Jork, 4 mars 2025 (MIA) - Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) kumtoi se deri më tani në luftën civile të Sudanit, burra të armatosur kanë përdhunuar dhe sulmuar seksualisht 221 fëmijë, duke përfshirë fëmijë deri në një vjeç. Dhuna seksuale masive është dokumentuar në mënyrë të përsëritur si një armë lufte në konfliktin gati dy vjeçar të vendit, meç'rast të mbijetuarit ishin aq të traumatizuar sa disa thonë se janë përpjekur t'i japin fund jetës së tyre, thuhet në raportin e UNICEF-it të publikuar nga Bi-Bi-Si.