Mexhiti: Taravari u vetëpërjashtua nga VLEN-i, dalja e vetme e ASH-së në listat për këshilltarë është në dobi të BDI-së
- Koalicioni VLEN konsideron se vendimi për dalje me lista të ndara të këshilltarëve e ASH-së së kryesuar nga Arben Taravari është sjellë në interes të BDI-së, thelbin e së cilës opinioni shumë shpejtë do ta kuptojë, deklaroi sot kryetari i Lëvizjes demorkatike dhe zëvendëskryeministër në Qeveri, Izet Mexhiti, pas takimit të liderëve dhe funksionarëve të lartë të këtij koalicioni.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:46, 16 April, 2025

Shkup, 16 prill 2025 (MIA) - Koalicioni VLEN konsideron se vendimi për dalje me lista të ndara të këshilltarëve e ASH-së së kryesuar nga Arben Taravari është sjellë në interes të BDI-së, thelbin e së cilës opinioni shumë shpejtë do ta kuptojë, deklaroi sot kryetari i Lëvizjes demorkatike dhe zëvendëskryeministër në Qeveri, Izet Mexhiti, pas takimit të liderëve dhe funksionarëve të lartë të këtij koalicioni.
VLEN nuk e ka përjashtuar Taravarin nga koalicioni, por ai, sipas Mexhitit, është vetëpërjashtuar. Thotë se ky veprim i Taravarit do të thotë edhe problem në Qeveri, por tani për tani nuk ka përgjigje nëse do të kërkojnë shkarkimin e tij nga funksioni i ministrit të Shëndetësisë.
Takimi i Koalicionit VLEN u mbajt pasi që Taravari kumtoi se ai dhe bashkëpartiakët e tij kanë vendosur që në zgjedhjet lokale në tetor të dalin me lista të veta për këshilltarë.
Mexhiti në konferencën për shtyp pas takimit ku ishin të pranishëm edhe liderët e Besës, Bilall Kasami dhe Aletrnativës, Zeqiria Ibrahimi, tha se taravari do të duhet të japë spjegim para shqiptarëve, por edhe para votuesve të VLEN-it për veprimin e tij. Sipas tij, dalja e VLEN-it në zgjedhjet lokale tashmë ishte dakorduar, ndërsa vendimi i Taravarit për të dalë me lista të veta në zgjedhje nuk bazohet as në qëndrimet e bazës partiake as në mendimin e votuesve të Aleancës për shqiptarët e as ndërkaq në anketat e pavarura, por në interes të BDI-së.
Mexhiti tha se koalicioni VLEN sot ka vendosur të dalë bashkarisht në zgjehdjet lokale edhe me lista të këshilltarëve edhe me kandidatë për kryetarë të komunave, ndërsa në ditët në vijim do të formohen edhe shtabe të[ përbashkëta zgjedhore për paraqitje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme.
Në ditët në vijim, siç tha Mexhiti, nga koalicioni do të informojnë edhe për riorganizimin politik të strukturës dhe për strategjinë e VLEN-it në zgjedhjet e ardhshme.
"Me këtë rast u bëj thirrje të gjithë anëtarëve, simpçatizuesve, votuesve dhe funksionarëve të ASH-së të distancohen nga politika e ndarjeve të zotëri Taravarit, e sponzoruar nga BDI dhe eksponentë të tjerë të oligarkisë dhe të qëndrojnë në koalicionin VLEN, sepse vjeshta sjellë fitore të re dhe skenë tër e politike", tha Mexhiti.
Kreu i Lëvizjes demokratike paraqiti pohime se Taravari tashmë disa muaj ka negociuar me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, me, siç tha, përzierje të disa personaliteteve të caktuiara nga oligarkët. Sipas Mexhitit, qëllimi ishte përçarja e koalicionit Për ndryshime, dhe kthimi nga vdekja klinike e Bashkimit Demokratik për Integrim.
"Sa ishte çmimi i këtij operacioni dhe nëse ia ka vlejtur tërë kjo, do të dihet shumë shpejtë", tha Mexhiti.
Lidhur me atë nëse ASH dhe Taravari do të mbeten pjesë e VLEN-it, Mexhiti tha se Taravari me hapat që i ndërmerr, praktikisht është vetëpërjashtuar.
"Keni deklaratë të Taravarit se ka ofertë nga VLEN-i 35-40 për qind në dobi të ASH-së. Do të thotë edhe kjo nuk i mjaftoi. Edhe përkundër asaj që u absolvuan të gjitha argumentet politike dhe u favorizua edhe njëherë ASH-ja, për të nuk kishte rëndësi oferta, nuk kishin rëndësi negociatat me VLEN-in sepse ka bërë marrëveshje me BDI-në dhe në njëfarë mënyre ai është vetëpërjashtuar. Ky koalicion është i përbërë nga pesë faktorë politik dhe për të gjitha vendimet ne kemi negociuar, por në fund ka pasur edhe mendime të ndryshme, por çdoherë në fund kanë apsur qëndri të prëbashkët. Asnjëherë nuk ka pasur mbivotim, ndërsa nëa snjë rast nuk ka pasur një parti politike të sjellë vendim individual. Posaçërisht kjo është e paargumentuar dhe nuk mban që del me lista të posaçme. Ne jemi tek të mëdhenjtë ai dëshiron të jetë në funksion të BDI-së", tha Mexhiti.
Sipas tij, ky është problem real edhe për Qeverinë për çka do të diskutohet për disa ditë.
"Mendoj se më me rëndësi ajo që ne 107 mijë vota i morëm për luftë kundër korrupsionit, ndryshim dhe rotacion në bllokun shqiptar, këtu me bashkëpunimin me BDI-në janë tradhtuar ata 107 mijë votues. Problemi në thelb ka të bëjë edhe me Qeverinë sepse zotëri taravari tashmë nuk din cilat qëndrime... nëse kundër korupsionit apo t'i mbrojë ata të korruptuarit, nëse është për ndryshime apo është për kthim të së vjetrës... Do të thotë ky është problem real për Qeverinë, por do ta diskutojmë dhe debatojmë për disa ditë", tha Mexhiti.
VLEN kërkon kërkim-falje nga Taravari ndaj 107 mijë votuesit për këtë që po ndodhë. "Ne të gjithë këtu mbetemi këtu deri në fund, konsekuent ndaj atyre premtimeve për luftë kundër korrupsionit, ndryshime në kampin shqiptar, ndryshim në sistemin që e bëjmë me sundimin e përditshëm", tha Mexhiti. ab/
Foto: МIА
FOTO: МIА