• Tuesday, 11 February 2025

Mexhiti: Në komunën e Sveti Nikollës po investojmë mbi 1,3 milionë euro vetëm në infrastrukturën ujore

Mexhiti: Në komunën e Sveti Nikollës po investojmë mbi 1,3 milionë euro vetëm në infrastrukturën ujore

Sveti Nikollë, 10 shkurt 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, i shoqëruar nga zëvendësministrja Ane Lashkoska ishte për vizitë pune në komunën e Sveti Nikollës, ku së bashku me kryetarin e komunës, Dejan Vlladev vizituan lokacionin ku po ndërtohet kanalizimi fekal në fshatin Mustafinë, me gjatësi prej 8 kilometra, informojnë nga MMJPH.

Projekti për ndërtimin e kanalizimit fekal në fshatin Mustafinë është projekt shumëvjeçar dhe financohet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, që ka lidh kontratë në vlerë prej 32,5 milionë denarë për ndërtim dhe kontratë në vlerë prej 165 mijë denarë për kryerjen e mbikëqyrjes teknike eksperte.

 

“Ajo që dua të theksoj është se projekti po realizohet edhe më shpejt se sa ishte planifikuar. Shkalla e realizimit të punëve ndërtimore është 82 për qind e gjithë projektit”, deklaroi ministri Mexhiti dhe informoi se në këtë komunën edhe përmes Bankës evropiane të investimeve do të investohen mjete në infrastrukturën ujore

Investimet janë në vlerë prej 738 mijë euro për projektet: ndërtimi i kanalizimit në fshatin Kadrifakovë, kanalizimi fekal në fshatin Sopot, rrjetin e ujësjellësit në vendin e quajtur “Malo Stopanstvo” dhe rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit në një pjesë të rrugëve Kumanovska dhe Kiçevacka.

Kryetari Dejan Vlladev falënderoi për ndihmën e madhe të marrë, si nga ministria ashtu edhe nga Qeveria, ndërsa informoi se komuna e Sveti Nikollës do të aplikojë për thirrjen e re nga Qeveria me projektin për rrjetin e ujësjellësit në komunë në vendin e ashtuquajtur "Knezhevski Pat", që do të zgjidhë në mënyrë të përhershme problemin e furnizimit me ujë në këtë komunë dhe do të sigurojë kushte moderne të jetesës për popullatën.

Ai paralajmëroi se punimet për ndërtimin e kanalizimit fekal në fshatin Mustafinë pritet të përfundojnë në maj/qershor të këtij viti. ls/

Foto: MMJPH