Meteo alarm i kuq në disa pjesë të Spanjës, të reshura të mëdha dhe temperatura të ulëta kërcënojnë sërish
- Dy javë pas përmbytjeve shkatërruese në Spanjën lindore, shërbimi meteorologjik sot i paralajmëroi qytetarët të jenë të kujdesshëm, pasi përsëri priten katastrofa në forma të të reshurave të rrëmbyeshëm të shiut dhe temperaturave të ulëta, pasi është shpallur pçaralajmërim i kuq për zonën.
Madrid, 13 nëntor 2024 (MIA) - Dy javë pas përmbytjeve shkatërruese në Spanjën lindore, shërbimi meteorologjik sot i paralajmëroi qytetarët të jenë të kujdesshëm, pasi përsëri priten katastrofa në forma të të reshurave të rrëmbyeshëm të shiut dhe temperaturave të ulëta, pasi është shpallur pçaralajmërim i kuq për zonën.
Pjesa lindore dhe jugore e Mesdheut përsëri janë më të prekurat, ndërsa agjencia meteorologjike spanjolle Aemet, e cila dje shpalli paralajmërim të portokallt, sot shpalli paralajmërim të kuq për Malagan dhe pjesën jugore të Taragonas, shkruajnë mediat spanjolle.
Agjencia paralajmëron për reshje dhe mot të keq, të cilat mund të jenë shumë të fuqishme.
Paralajmërimet vlejnë edhe për pjesën tjetër të rajonit të Valencias, Ishujve Balear, Mursia dhe bregut të Katalonias, si dhe për Andaluzinë lindore.
Përveç kësaj, paralajmërim për borë është lëshuar në pjesën veriore të Ekstremaduras dhe rajonin Kastilja dhe Leon, ku disa rrugë tashmë janë mbyllur, ndërsa për të tjerat përdorimi i zinxhirëve është i detyrueshëm, si dhe për shkak të fenomeneve bregdetare në Galicia dhe në tërë bregdetin e Mesdheut.
Për shkak të paralajmërimit për stuhi të re, në shumë zona të Valencias po ndërmerren masa paraprake dhe shumë qytete kanë vendosur të ndërmarrin masa parandaluese dhe të pezullojnë mësimin në disa provinca në rajonin e Valencias, Aldajas, Malagas, Granadës dhe zona tjera. qa/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s