• Friday, 18 October 2024

Meta pushoi të punësuar për të harmonizuar ekipet me "qëllimet strategjike"

Meta pushoi të punësuar për të harmonizuar ekipet me

Uashington, 17 tetor 2024 (MIA) - Kompania amerikane "Meta" sot kumtoi se i pushon të punësuarit të cilët punonin në aplikacionet sociale "UatsAp" (WhatsApp) dhe "Instagram" me qëllim që të "harmonizojë resurset e tyre me qëllimet strategjike".

"Kjo përfshin zhvendosjen e disa ekipeve në qytete tjera dhe transferimin e disa të punësuarve në vende tjera të punës...kur dikujt i eliminohet roli, punohet me mund për të gjetur mundësi të reja për të punësuarit", citohet në kumtesën e kompanisë në përbërjen e të cilit është edhe "Fejsbuku" (Facebook).

Por "Meta" nuk e tregoi numrin e të punësuarve që janë pushuar. sa/

foto: Arkivi i MIA-s